Zv.Ministrja e Brendëshme shqiptare: Fajin për azilantët e shumtë e ka qeveria angleze dhe rrjetet sociale.

No comments

Gazetari i “Daily Mail”, Tom Kelly pas reportazhit per hyrjen ilegale të shqiptarëve në Britani, ka intervistuar edhe zëvendës-ministren e Brendshme shqiptare Rovena Voda, e cila është shprehur se Britania po tregohet shumë e butë në deportimin e shqiptarëve.

“Shumica e tyre përfundojnë në kujdesin social dhe strehohen nëpër familje angleze ose bien në mëshirën e kriminelëve, duke u shndërruar në trafikante droge”, shkruan britanikja per shqiptaret.

Duke e cilësuar Krumen si “lagje të Londrës”, tabloidi citon Rovena Vodën, t’i ketë thënë gazetarit të Daily Mail se “ndryshe nga Gjermania, Franca apo Hollanda, është qëndrimi i butë i Britanisë që nuk kthen të rinjtë e pashoqëruar që u është refuzuar azili, duke u shndërruar në vend akoma me atraktiv për të rinjtë shqiptarë”.

Ajo sugjeron se paratë që shpenzon Britania dhe që do i kursente nga mosofrimi i kujdesit social për këta të rinj, mund të investoheshin në projekte në Shqipëri, për të inkurajuar të rinjtë të qëndronin në Shqipëri dhe jo të shkonin në Britani.


Zonja Voda ka sqaruar se fëmijët azilkërkues janë shtyrë në azil nga vetë prindërit, të cilët i braktisin qëllimisht fëmijët në vendet perendimore duke e ditur se fëmijët e pashoqëruar janë më të favorizuar për t’u pranuar si azilantë.

Zëvendës ministrja ka shpejguar se qeveria po merr masa të veçanta për të ndalur dukurinë, veçanërisht duke mbikqyrur prindërit që dalin jashtë vendit me fëmijët, por kthehen pa ta.

Sipas Rovena Vodës që e citon Daily Mail e Londrës, kërkesat e të rinjve që kërkojnë azil për gjakmarrje janë të rreme.

Por Zonja Voda ka dhënë edhe një justifikim që ngjan me justifikimet e kohës së komunizmit për shqiptarët që duan të largohen nga vendi, duke u shprehur se ata gënjehen nga imazhi i gabuar për jetën në vendet perendimore që shqiptarëve u krijohet nga mediat.

“Mediat sociale janë problem. Njerëzit kanë qejf që të duken në mediat sociale dhe kjo gjë i nxit adoleshentët për të shkuar në këto vende. Ata mendojnë që në këto vende do të gjejnë një jetë fantastike kur nuk është fare kështu,” është shprehur zëvendës ministrja.

maxresdefault.jpg

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply