Zgjohuni shqiptarë! Hiqni nga shpina juaj zgjedhën e kësaj kaste politike mavi/rozë/blu që ju ka pirë gjakun!

No comments

IMG_4336

Nga Tritan Kalo

Është më e lehtë të bësh “ironikun, inteligjentin, batutaxhiun, tumrënxitësin, sarkastikun apo bërtitesin” dy herë në ditë në një çadër 200 m larg zyrës së rehatëshme e po aq larg nga apartamenti luksoz pranë “Hotel Rogner” , dhe njëkohesisht të pretendosh se bën opozitarin, se sa:

1- të riorganizosh nje Parti të drejtuar deri më tash me dorë te hekurt dhe me shumë pak frymë demokratike brënda saj, dhe që ende nuk i ka të ngritura strukturat drejtuese të saja nëpër 61 Bshkitë e vendit,

2- të bësh “mea culpan” e veprimeve jo racionale e antidemokratike të 13 viteve të qëndrimi në pushtet të forcës tënde politike (shkelja e ambargos së naftës ndaj Sërbisë, thirrjeve për mos firmosjen e Marëveshjes së Rambujesë, manipulimi flagrant i zgjedhjeve të Majit 1996, skemat financjare piramidale, rrënimi i shtetit më 1997, grushti i shtetit i 1998, 26 vrasjet ne Gerdec, vrasjet e 4 qytetareve në mes të Tiranës me 21 Janar, përftimet financjare marramendëse me të shtuquajturën “Rruga e Kombit” ende të pa përfunduar, faljen e 324 km katrore të territorit tonë Greqisë, etj.),

3- të bësh fushatë elektorale cep më cep të Shqipërisë ku përballë nuk ke vetëm duartrokitës fanatikë, militantë trushplaeë dhe me pak individualitet, por edhe kritikë të qëndrimeve dhe veprimeve të tua, POR që janë në shpirt dhe në qëndrimet e tyre DEMOKRATË të vërtetë, dhe jo hipokritë e karieristë sallash, çadrash apo bulevardesh, si dhe

4- të bësh betejën tënde të drejtë në “tempullin” e Demokracisë bashkëkohore, në aulat e Parlamentit…..Në favor të kësaj kauze ka edhe shumë argumenta për veprime jo të drejta dhe qartazi korruptive, përftuese, konçensionizuese sidomos në Shëndetësi, kanabizuese, okulte të kësaj Mazhorances qeverisëse PS + LSI, sa mbi to ngrihet shumë bindëse një fushatë elektorale jo bllokuese e Institucioneve Demokratike….Megjithatë të gjithë e kanë të qartë dhe janë të bindur tashmë se Demokratizimi i Parlamentit, Reforma në Drejtësi dhe Vetting-u, NUK i don asnjëra palë sepse korrupsioni dhe vjedhja e pasurive të këtij vendi në 26 vitet që vijuan 31.03.1991, nuk kanë ngjyra blu apo të kuqe/mavi, të dyja këto veprime përbëjnë vepra penale/krime rëndë të ndëshkueshme për kryerësit e tyre, dhe nga “nxehtësija e flakëve të ndëshkimit të tyre” kanë shumë frikë se digjen të dyja palët e “politi-qenërve” si nga Mazhoranca po ashtu edhe nga Opozita….Të dyja palët janë duke aktruar përpara nesh për ndershmërinë dhe atdhedashurinë e tyre, sepse janë të sigurtë që “delet e hashashizuara dhe tejet të militantizuara”, do tu shkojnë nga pas verbazi sikundër edhe kanë bërë këto 26 vite të zhagitjeve tona “DEMON-KRATIKE”…. Rendi Demokratik apo “Republika e Re” nuk rivendoset me veprime të dhunëshme populiste/revolucionare, sepse po rikthehemi ne gjurmat e Sistemit Politik të Internacionales Komuniste që “mbi gërmadhat e Botës së Vjetër do të ngremë Botën e Re…”, dhe sipas kësaj logjike i bije që lëvizja për ta përmbysyr atë sistem në 1991, të ketë mos ketë qënë gjë tjetër veçse një HIPOKRIZI, një Gënjeshtër e madhe socio-politike, zëvëndësimi i një kaste politike komuniste me një tjetër kastë politike “pseudo-demokratike”, përderisa NE na kërkohet ti rikthemi “dhunës demokratike/revolucionare”, jo më larg se 26 vite nga ato ditë të vrudhëshme të Lëvizjes Mbarëpopullore për përmbysjen e një Sistemi Diktatorial asfiksues për lirinë tonë të mendimit dhe shprehjes, si dhe asfiksues të ardhmërisë sonë prosperuese socio-politiko-ekonomike….…ZGJOHUNI Shqiptarë sa nuk është shumë vonë, dhe hiqni nga shpina e juaj “zgjedhën e kësaj kaste/klase politike mavi/rozë+blu”, që ju ka pirë gjakun dhe ju ka errësuar horizontin e së ardhmes suaj…ZGJIDHJA nuk është dhuna e rrugës apo thirrjet patetike për Ndërkombëtarët, që duhet të rregullojnë hallët e “shtëpise sonë të përbashkët, Shqipërisë”…..VOTA ështw e vetmja forcë ndryshuese që na ka vënë në duart tona DEMOKRACIJA ….Kafeja, rakija, duhani, hashashi/heroina/kokaina thashethemet apo kurvëritë e ahengjet nëpër klubet e pafundme të vendit, NUK mundet tju nxjerrin kurrë nga bataku ku jemi zhytur apo tju hapin horizontet e një të ardhme të sigurtë dhe të prospertë për të gjithë!!!..ATDHEU ËSHTË NË ZGRIP!!!…”Ajo çështja e Reformës në Drejtësi/Vetting ishte lojë!”….Quo vadis Shqipëria ime!!!!

Advertisements

Leave a Reply