VIDEO/Rama ndryshon prapë mendim. “Kundër importit të plehrave janë vetëm sharlatanët, karagjozët dhe çakejtë e politikës”  

No comments

Përpara disa ditësh dy nga drejtuesit e PS, Taulant Ballad he Eduard Shalsi deklaruan se nuk do të ketë më një projektligj për importin e plehrave. Të dy deklaruan se qeveria do ta tërhiqte iniciativën dhe do gjente rrugët ligjore se si kjo do të mundësohej konkretisht. Deklaratat janë bërë në media me zë dhe me figurë. Shumë shqiptarë u gëzuan dhe e përgëzuan qeverinë e cila mes lobeve mafioze të plehrave dhe dëshirës së qytetarëve për të jetuar në një vend të pastër I cili së pari menaxhon mbetjet e veta, zgjodhi këtë të dytën.

Por sot në një intervistë të dhënë sot për Zërin e Amerikës, Kryeministri Rama ka thënë se nuk është tërhequr aspak nga projektligji për importin e plehrave. Biles ai ka shkuar më tej duke I quajtur të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë iniciativë sharlatanë, karagjozë dhe cakej politik.  Ai ka thënë se kjo cështje do të rikthehet pasi më parë të diskutohet me njerëzit. Thënë ndryshe, një fushatë e egër propagande pritet të nisë e cila do të përpiqet të na mbushë mendjen se plehrat janë të dobishme dhe sjellin begati.

 

Shiko videon

Advertisements

Leave a Reply