Tallja nuk ka fund…Qeveria ju blen familjeve ne nevoje, dekodera…

No comments

Lexojeni kete Vendim te Keshillit te Ministrave dhe shikoni deri ku shkon tallja e qeverise me kete popull.

Qeveria ka vendosur qe te bleje dekodera dixhitale (me shume mundesi per kanalet Digitalb) per familjet ne nevoje.
Do te blejne dekoderat nga kompania, me cmim afersisht 100 USD copa dhe do t’ua japin familjeve ne nevoje.

E kuptoni cfare talljeje?

Kjo do te thote qe do t’u japin nja 3.4 milione USD Digitalb-it, me pretekstin qe po iu blejne dekodera familjeve ne nevoje.

Dhe pse eshte tallje dhe abuzim..

E para, nese ke ndermend te shpenzosh ca leke, pse s’ua jep parà te thata ketyre familjeve, po iu blen dekodera? Pse duhet t’ia japesh Digitalbit leket, kur mund t’ua japesh familjeve? Jepua leke te thata se kane 1 milion halle.
Po do te shpenzosh per ta, paguaju faturat e energjise, shlyeju kamat-vonesat, ca eshte kjo tallje, u jep Digitalb atyre qe s’ngopen dot me buke.

Tjetra, ti po ua jep keto dekodera familjeve ne nevoje, qe me pas t’i nxjerresh keto familje nga skema ekonomike (sepse normalisht, nese ke Digitalb ne shtepi, s’mund te perfitosh ndihme ekonomike).

Dhe e fundit, me cfare lekesh do ta mbajne Digitalbin keto familje? Sepse ai kerkon abonim cdo muaj?
Cfare eshte kjo? Zgjerim tregu me fondet e qeverise? U jep dekoderin qe ata te jene te tunduar te bejne abonim cdo muaj?!

Cmenduria, abuzimi me fondet dhe tallja ne kete vend po merr permasa katastrofike.
Kemi mbetur pa fjale….12111958_387833418092499_199057775475499402_n 12112032_387833424759165_1455302676604549145_n

Advertisements

Leave a Reply