Spanjollet “shuplake” me vote dy partive te vjetra!

No comments

Podemos-400x218

Politikanet spanjolle po behen gati per ato qe mund te quhen javet me te komplikuara te negociatave mbas zgjedhjeve te pergjithshme te cilat rezultuan ne nje parlament tejet te fragmentarizuar, teksa partia konservatore e Popullit humbi terren karshi levizjeve te reja politike, Podemos dhe Ciudadanos.

PP fitoi 123 vende ne parlament ose 29% te votave nga 350 qe kishte ne zgjedhjet paraardhese. E drejtuar nga Mariano Rajoy, kryeministri actual I Spanjes, partia I ka mundesite e limituara per te bere aleanca te cilat do ti ofrojne nje qeverisje stabel.

Socialistet, te cilet e ruajten vendin e tyre si rivali tradicional I konservatoreve gjate gjithe fushates, u renditen te dytet me 90 vende ne parlament ose 22% te votave. Nen efektin e krizes ekonomike e cila e rriti nivelin e papunesise dhe masat e rrepta shtrenguese fiskale te ndermara nga qeveria, miliona votues u larguan si nga PP ashtu edhe nga Socialistet, te cilet e kane alternuar pushtetin e tyre per dekada me rradhe, duke ju drejtuar partive te reja.

Partia kunder masave shtrenguese PODEMOS, e cila ende nuk ka mbushur 2 vite jete dhe qe lindi nga protestat e te indinjuarve te cilet angazhuan me mijra qytetare ne protestat kunder establishmentit politik, u rendit e treta ne zgjedhje me 69 vende ne parlament dhe 21% te votave, ndersa partia e qendres se djathte Ciudadanos fitoi 40 vende me 14% te votave.

“Spanja nuk do te jete me e njejta dhe ne jemi shume te lumtur per kete” tha lideri I Podemos, Pablo Inglesias te dielen. “Sistemi politic bipartisan ka marre fund”.

Te dyja partite e vjetra se bashku kane marre vetem 50% te votave, renie kjo e konsiderueshme nese e krahasojme me 70-80% te votave qe ato merrnin rregullisht ne cdo zgjedhje ne Spanje.

 

Advertisements

Leave a Reply