Sot ishte nje dite e bukur!

No comments

Sot ishte nje dite e bukur. Pati dy protesta jo politike, te dyja pothuajse ne te njejten kohe. Studentet perpara Kryeministrise dhe Profesionet e lira perpara Kuvendit. Te dyja protestat ishin masive.
Studentet prej kohesh kane qene te organizuar nga Levizja Per Universitetin dhe po ja dalin te tregojne qendrueshmeri. Profesionistet e lire dolen sot per here te pare, ndoshta ne gjithe historine e demokracise, si nje grupim interesi dhe i organizuar kryesisht dhe vetem ne rrjetet sociale.
Dje ne beme nje pyetje ne forumin tone nese njerezit besonin se gjerat ne Shqiperi do te ndryshonin dhe pergjigja me popullore ishte “Jo”. Sot do guxojme te dalim mbi kete besim duke thene se gjerat ne kete vend ne fakt po ndryshojne.
Sigurisht nuk po ndryshon politika. Ajo eshte e njejta, po ajo e 25 viteve te vrazhda te tranzicionit qe kurre nuk merr fund ne kete vend.
As po ndryshon drejtesia. Ajo vazhdon te jape padrejtesi me te njejtin zell dhe cmim qe e ka dhene gjithe keto 25 vite.
As po ndryshon media. Ajo ne pergjithesi (me dallime te vecanta) eshte e ngecur keq ne lemshin e halleve te pronareve te vete.
Ne kete vend po ndryshojne njerezit. Njerezit e thjeshte, ata qe dashurojne punen, qe kane pasione, qe kane endrra. Ata qe femijet duan ri rrisin ketu dhe jo gjetke. Ata qe buken e perditshme duan t’ia kene borxh vetem djerses se tyre dhe jo teseres se partise.
Me ne fund disa nga keta njerez kane vendosur te mos perkulen me qe kurrizi i tyre te sherbeje si sofer per popullin e partive. Ne besojme se keta do te shtohen. Sepse e vetmja zgjidhje per ta bere kete vend te jetueshem eshte te refuzojme te perkulemi.
Perballe nje klase politike te organizuar, duhet nje shoqeri e organizuar. Vetem keshtu produkti do te jete ne interesin tone.
Eshte fillimi, por gjerat po ndryshojne fale atyre qe reagojne.
Sot ishte nje dite e bukur.

Advertisements

Leave a Reply