Skandal! Mbi 115 pedagogë në Universitetin e Tiranës me lidhje të ngushta familjare. Emrat.

12 comments

Një grupim studentësh të identifikuar si “Lëvizja Studentore”, ka bërë një punë kërkimore duke analizuar lidhjet mes pedagogëve në Universitetin e Tiranës dhe ka zbuluar se janë të paktën 115 pedagogë të cilët kanë lidhje direkte familjare me njëri tjetrin, ose janë burrë e grua, ose janë prindër e fëmijë, ose kushërinj të parë. Skema mund të jetë edhe më e madhe nëse analizohen lidhjet më të gjera familjare apo favoret politike.

Më poshtë lista e plotë e emrave dhe lidhjeve të tyre me njëri tjetrin.

Skerdilajd Xhulaj, pedagog i brendshëm Qendra Kërkimore Florës dhe Faunës, i ati Murat Xhulaj dhe e shoqja Doriana Xhulaj, pedagog në Departamentin e Biologjisë.

Alda Kika Zv/Dekane, motra Klejda Kika pedagoge e jashtme Departamenti  Informatikës.

Armand Como, pedagog Departamenti i Kimisë, e bija Alba Como pedagoge Departamenti i Informatikës, nipi Ermal Como pedagog Departameti i Gjuhës Angleze te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Altin Mele, pedagog Departamenti i Kimisë, djali i Ilo Mele, ish pedagog në të njëjtin departament, e shoqja Ardita Mele pedagoge e jashtme, Departamenti i Kimisë Industriale.

Erinda Buhaljoti(Koni), Departamenti i Biologjisë, mbesa e Mynyr Konit, Rektor.

Blerina Vrenozi, Qendra Kërkimore  Florës dhe Faunës, e motra Ela Vrenozi pedagoge Departamenti i Informatikës.

Ani Bajrami, Qendra Kërkimore e  Florës dhe Faunës, Zyriu i ati, pedagog në Departamentin e Biologjisë.

Majlinda Vasjari, Departamenti i Kimisë, e bija Ledia Vasjari pedagoge Departameti i Biologjisë.

Thoma Mitre, pedagog  Departamenti i Matematikës së Aplikuar, kunata Anila Mitre, pedagoge Departameti i Biologjisë.

Rozana Troja, shefe e Departamentit të  Kimisë Industriale, i shoqi Pandeli Troja pedagog te Departamenti i Kimisë.

Luljeta Pinguli, pedagoge Departamenti i Kimisë Industriale, kunati Roland Pinguli pedagog në të njëjtin departament.

Elson Cibaku, Departamenti i Informatikës pedagog, e motra Nikoleta Cibaku Departamenti i Gjuhës Angleze pedagoge.

Elton Skëndaj, pedagog Departamenti i Gjuhës Angleze, e shoqja Klodjana Skëndaj pedagoge në të njëtin departament.

Klodiana Gorica, pedagoge  Departamenti i Marketingut, motra Dorina Kripa, pedagoge Departamenti i Financës.

Viktor Ristani, pedagog Departamenti i Anglishtes, mbesa  Nejla Qafmolla, pedagoge në të njëjtin department.

Kestrin Katro Zv. Dekane, e motra Eriona Katro pedagoge Departamenti i të Drejtës Civile

Aurela Anastasi, pedagoge e brendshme Departamenti i të Drejtës Publike, djali Kristi Anastasi pedagog i jashtëm Departamenti i të Drejtës Civile.

Adea Pirdeni,  pedagoge e brendëshme Departamenti i të Drejtës Publike, i ati Luan Pirdeni petagog i jashtëm në të njëjtin departament.

Skënder Kaçupi, përgjegjës i Departamentit  të të  Drejtës Penale, e bija Erisa Kaçupi pedagoge e jashtme Departamenti i të  Drejtës Civile.

Vasilika Hysi,  pedagoge Departamenti i të Drejtës Penale, e bija Klesta Hysi pedagoge Departamenti i të Drejtës Publike.

Xhezair Zaganjori,  pedagog i jashtëm Departamenti i të  Drejtës Publike, Renis Zaganjori, i biri pedagog i jashtëm Departamenti i të Drejtës Civile.

Valentina Duka Dekane, i shoqi Ferit Duka pedagog i jashtëm Departameni i Historisë

Theodhor Karaj, Shef i Departamentit të Psikologjisë dhe Petagogjisë, e bija Stela Karaj pedagoge në Departamentin e Sociologjisë.

Ina Kokëdhima, pedagoge Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, e motra Ksanthipe Kokëdhima pedagoge Departamenti i Psikologjisë

Edmond Rapti Dekan, e bija Jonida Rapti dhe kunata Dorina Rapti pedagoge Departameti i Psikologjisë.

Inva Çela, pedagoge Departamenti  i Filozofise, e bija e Gjeraqina Çelës Kancelares së Fakultetit.

Enis Sulstarova, pedagog  Departamenti i Shkencave Politike, e shoqja Rovena Sulstarova,  pedagoge Departamenti i Psikologjisë dhe Petagogjisë.

Shezai Rrokaj  Zv. Rektor UT, i biri Ivi Rrokaj pedagog Departamenti  i të Drejtës Penale Fakulteti Drejtësisë.

Ukë Buçpapaj,  pedagog Departamenti i Anglishtes Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, njëra vajzë Era Buçpapaj pedagoge e jashtëme në të  njëjtin department,  ndërsa vajza tjetër Adela Buçpapaj pedagoge Departamenti i të Drejtës Penale,  Fakulteti i Drejtësisë,

Daniela Tamo pedagoge Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gjuhës Angleze, i shoqi Adem Tamo pedagog Fakulteti i Shkencave Socilale,  Departamenti i Psikologjisë dhe Pediatrisë.

Suela Malexhaku,  pedagoge  Fakulteti i Shkencave të Natyrës,  Departamenti i Informatikës, e motra Armela Malexhaku pedagoe e jashtëme Fakultetit i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike.

Theodhor Karaj,  pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës, mbesa Livia Karaja, pedagoge Fakulteti i Shkencave Sociale Deprartamenti i Punës dhe Politikës Sociale.

Petrit Dollani,  pedagog Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit,  i ati Kostandin Dollani pedagog I jashtëm Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës.

Lorina Bekteshi, pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Marketingut, e motra Arba Bekteshi, pedagoge e jashtëme Fakulteti i Shkencave Socilale, Departamenti i Shkencave Politike.

Ersida Teliti,  pedagoge Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile, motra Adisa Teliti pedagoge Fakultetii I Shkencave Socilale  Departamenti  i Punës dhe Politikës  Sociale.

Klementina Puto, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Përgjegjëse e Departamentit të  Bioteknologjisë,  nipi Erlir Puto petagog Fakulteti i Drejtësisë,  Departamenti i të  Drejtës Publike.

Ilda Melo, pedagoge Fakulteti i Drejtësisë,  Departamenti i të Drejtës Civile, e motra Xheni Melo, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës.

 

Dhimitri Bello, pedagog  Fakulteti I Histori Filiologjisë,  Departamenti i Gjuhës, djali i xhaxhait Raqi Bello, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pedagog Departameti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike.
Brikena Kadzadej,  pedagoge  Fakulteti Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Gjermane, motra Nevila Baci pedagoge  Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së zbatuar.
Marisa Janku, pedagoge Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,  Departamenti i Gjuhës Gjermane, motra Dorina Koci Janku pedagoge  Fakulteti i Ekonomisë,  Departamenti i Financës
Fatmir Hoxha Fakultetit i Shkencave të Natyrës, Përgjegjës i Departamentit të Matematikës së Aplikuar, e bija Elira Hoxha pedagoge  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i StatistikËs dhe Informatikës së Zbatuar.
Gëzim Kapidani,  pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë, e bija Mariola Kapidani,  pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës.

Artan Puto,  pedagog  Fakulteti i Histori Fililiologjisë,  Departamenti i Arkeologjisë djali i Arben Putos ish pedagog, e shoqja Mimoza Puto pedagoge Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Departamenti i Gjuhës Spanjolle.

Maklenë Çabej,  pedagoge Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gjuhës,  e ëma Argjirula Çabej pedagoge Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë.

Alban Tartari pedagog,  Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, e shoqja Elda Tartari pedagoge  Fakulteti i Shkencave Sociale,  Departamenti i Psikologji Petagogjisë.

Leonard Danglli, pedagog i brendshëm te Gjuhët e Huaja …… bashkëshortja Griselda Abazaj Danglli pedagoge e jashtme te gjuhët e huaja dhe ekonomiku, kunata Sadiona Abazaj pedagoge te ekonomiku.

Rajmonda Duka,  pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Ekonomiksit, i shoqi Bejo Duka pedagog, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i FIzikës.

 

 

*Shenim: Nga FE nuk kemi marre asnje informacion zyrtar mbi pedagodet ndaj edhe lista eshte e manget. Ne te ardhmen do te sjellim nje info te plote vetem per kete Fakultet.

 

Advertisements

12 comments on “Skandal! Mbi 115 pedagogë në Universitetin e Tiranës me lidhje të ngushta familjare. Emrat.”

  1. Nepotizem dhe korrupsion i sferes publike. Vlon korrupsioni dhe favoritizmi. Bravo studenteve per kete demaskim.

  2. Se pari C’lidhje ka. Disa i kane postet nga aftesite e tyre.
    Pastaj,
    Keni akoma te tjere plot madje edhe brenda nje departamenti burre e grua.
    Apo prind e bir/bije. Shikoni tek FE aty keni lidhjet me te forta dhe qe demtojne sistemin akademik.
    Suksese

  3. Nepotizëm galopant… Kështjellë nepotike… Krijimi i një perandorie nepotike. Kjo lidhësi e ky kategorizim , një specie e vrastarizimit të arsimit të lartë dhe pronarizimit …

  4. ne kemi Liken dhe ate baxhellen burre e grua ne sferen me te larte ku vidhet me lopate ju na thoni per universitetet…

  5. Sidomos në jetën akademike kjo ndodh në të gjithë botën. Në departamentin tim të kimisë ka 3 çifte. S’numërohen sa çifte ka me departamente të ndryshme, dhe sa më shumë që kanë punë njëri akademike tjetra administrative. Profesorët me profesorët do martohen. Kalamanjtë e profesorëve më të zgjuar se mesatarja popullore janë, dihet.

  6. Kete fatkeqesi Une e kam ndje prej kohesh!
    ….

    Te besosh:

    Ore Edi,
    vetem ju
    me sa duket
    jeni per kete te keqe…!

    Cdo kush qe hyne ne nje institucion,
    3- 4 breza kalojne,
    Sikur jane, e behen ne laboratore,
    me KLON- im!
    Edhe budallenjet bejne…!

    Kur mundet t’a shihni,
    qe kjo nje dite te ndalet,
    cdo gje,
    po shkon sakat…?!!

    Po te shkosh e te shohesh,
    aty ku ke qene…,
    s’ te duket vetja qe je,
    i vjen ere pisllik, hajna e hajduti
    me plot maskarad rreth e qark…!!!

    Ore Edi, kur te bjer rruga…,
    shikoje kete pune,
    sepse Ne , jo se nuk dime,
    por qellimisht mbase,
    nuk duan,
    ndaj nuk na njeh kush!

    Une shkollen e bukur
    per havan e kam,
    Por po shkove atje… ,
    me duket vetja fare nuk jam!

    Me keqardhje e then
    Fjala nuk degjohet ,
    madje lloj lloj marifetesh
    sipas qefeve…,
    te vene
    Sa me larg te jesh…!

    Aman ore Edi shikoje
    Eshte Hata…!
    …..

    Me tej vetem hajdut shikon e gjen…!

    Si minje sillen,
    si krimb demtojne cdo ore , cdo koh!

    Me vjen shume keq per gjeneretat qe vijne…!

    Nga koleg te ardheshem qe te kene kete trend kualifikues…!

    Kur rrime e bisedojme,
    kenaqen cfare degjojne,
    me dhimbje thone qe ne nuk i kemi degjuar…!
    Kjo eshte nje fatkeqesi! Turp!

    Lektoret duken se si kane ardhur me mesatare 5- sa, vetem e vetem se ka nenen apo babin “roje…”neper Fakultete!

    Cuditerisht te gjithe femijet e punetoreve te niveleve te ulta i kane futur femijet si lektor, pedagog…!

    Apo tjetra te gjithe gjeneratat levisese zevendesimi i kane baballaret aty ne pune!

    E keqja me e madhe nga blerja e tyre, nuk kane asnje force per te kerkuar llogari, e mbi te gjitha nuk kane se c’ kerkojne,
    sepse e dine
    kush eshte
    si ka ardhur ,
    e kujt eshte…!

    S’ka llafe e fjale!

  7. Paskan harruar Mark Markun, Shefin e Departamentit te Gazetarise dhe bashkeshorten e tij Dhurata Shehrin pedagoge ne Departamentin e Letersise e cila pretendonte te behej edhe dekane e Fakultetit te Historise dhe Filologjise per shkak te klaneve qe krijuar me rekrutimet ne pune ne ate fakultet!!!

Leave a Reply