Si e pushuan nga puna milingonën.

2 comments

FABUL

Si çdo ditë në mëngjes, milingona u nis të bëjë punën e saj gjithë energji dhe optimizëm. Ajo ia dilte mbanë të realizojë shumë gjëra gjatë ditës. Një ditë, luani e vuri re milingonën teksa e kryente punën me sinqeritet dhe përkushtim, pa pasur nevojë që dikush t’i qëndrojë tek koka.

Me vete, mbreti i pyllit mendoi: “Nëse kjo milingonë punon kaq shumë dhe plot entuziazëm pa pasur njeri tek koka, imagjino sikur t’i caktoj dikë ta kontrollojë.”

Menjëherë ai punësoi një buburrec, të cilin e ngarkoi me përgjegjësinë e supervizorit të milingonës. Që ditën e parë të punës, buburreci vendosi një rregullore sipas të cilës rregullohej orari i paraqitjes në punë, qendrimi dhe largimi. Ai mori dhe merimangën si sekretare personale të tij, e cila do të merrej me arshivën dhe kontrollin e bisedave telefonike, por dhe përdorimin e internetit.

Kur luanit i mbërriten raportet e para të mënyrës si po organizohej puna, u ngazëllye nga gjithçka që ishte arritur. Ai i kërkoi buburrecit që të thellohet më shumë me shkresurinat, t’i pasurojë me të dhëna dhe t’i paraqesë në mbledhjen e bordit administrativ. Buburreci bleu një printer lazer dhe një laptop të shpejtë. Ai caktoi mizën si përgjegjëse për sektorin e informacionit.

Milingonës që po i dilte shpirti duke punuar, filluan të mos i pëlqejnë fort këto ndryshime administrative, mbledhjet e shpeshta dhe burokratizmat që thjesht i merrnin kohën.

Pas disa kohesh, luani vuri re se diçka nuk shkon në performancën e stafit, prandaj vendosi të ndryshojë ca gjëra. Si ekspert të çështjeve administrative, ai emëroi karkalecin, i cili si hap të parë, ndryshoi të gjithë mobiljet dhe shtresën, për të ofruar kushte optimale për stafin. Ai mori dhe një asistent personal, për ta ndihmuar në vendosjen e strategjive dhe përgatitjen e buxhetit.

Luani, pasi i hodhi një sy kostos së përgjithshme të shpenzimeve, vendosi të ulë shpenzimet. Për ta bërë këtë, ai caktoi bufin si këshilltar në financa. Bufit, iu deshën tre muaj për studimin e situatës financiare. Në fund, ai përgatiti një propozim për t’ia paraqitur luanit, sipas të cilit duhej reduktuar paksa numri i punonjësve.

Menjëherë, luani vendosi që milingona të largohej nga puna, me arsye: Performancë e dobët dhe produktivitet i ulët.

 

Advertisements

2 comments on “Si e pushuan nga puna milingonën.”

  1. Pershendetje. A mund te dime autorsine? pasi kete e kam hartuar une ne 23 mars

    Kajo Rada updated his status.
    23 March ·
    Çdo ditë, milingona e vogel arrin herët në vendin e saj të punës dhe ka filluar të punojë pa bere zë dhe ishte e kënaqur. Bosi -.Luani- pyet veten “Si punon milingona pa mbiqyrje?! “.
    “Në qoftë se ajo prodhon kaq shumë pa mbikëqyrje, a nuk do të mund të prodhojë më shumë në qoftë se është nën mbikëqyrjen e dikujt” -?.
    Kështu ai punësoi një Buburrec te zi i cili kishte përvojë si një mbikëqyrës dhe per hartimin e raporteve të mëdha.
    Vendimi i parë i Buburrecit ishte për të futur kontrollin e orarit te hyrjes ne pune për Milingonen. Pastaj Buburreci kishte nevojë për një sekretare për të ndihmuar me përgatitjen e raporteve dhe ai punëson një merimangë e cila, përveç arkivave, të kujdesej për kontrollin e thirrjeve telefonike. Luani ishte i hipnotizuar nga raportet e Buburrecit dhe e pyeti dhe për grafikët e prodhimit dhe analiza e tendencave dhe tja paraqesë ato për takimet, organizuar posaçërisht për këtë qëllim. Për këtë qëllim Buburreci bleu një kompjuter të tij, një printer lazer dhe u punësua një mizë në departamentin e shkencave kompjuterike.
    Milingona , deri ne ato kohë, produktive dhe e gëzuar ishte dëshpëruar nga aq shumë shkresurina dhe takime, te cilat i hanin te gjithe kohen e punes! Luani kishte ardhur në përfundim se kjo është koha për të krijuar një menaxher zyre për sektorin, ku punonte Milingona. Posti iu besua një Karkaleci, vendimi i parë i të cilit ishte për të blerë një qilimi dhe nje karrige ergonomike për vendin e punes. Mbikëqyrësi i ri, Karkaleci po ashtu kishte nevojë për një kompjuter dhe asistent (të cilën ajo e mori nga puna e fundit) për të ndihmuar atë të përgatitet optimizimin strategjik të punës dhe për të kontrolluar buxhetin për sektorin, ku puna e milingones në këtë pikë duke mos pasur më kenaqesi dhe me çdo ditë që kalonte gjithnjë e më shumë i zemërohej.
    Në të njëjtën kohë Karkaleci bindi Luanin për nevojën absolute të studimit te ngarkeses se punes. Pas studimeve per ngarkesën e punës Luani vuri re se Milingona nuk është punon më si më parë. Ai punësoi një Buf – konsulent i njohur – për të kryer një kontroll dhe të sugjeroj zgjidhje. Bufi mori tre muaj kohe në zyrat e kompanise dhe bëri një raport të madh, në disa vëllime, që arriti në përfundimin: “Ka shumë të staf në këtë ndermarrje”.
    Gjeje ke pushon te parin Luani?
    Milingonen, natyrisht sepse ajo “tregon një mungesë të motivimit dhe konfliktit te sjelljes”.

    1. Kajo nuk e dime se kush eshte autori. Kjo histori na eshte derguar nga nje person te faqja Nisma Thurje ne Fb i cili ka kerkuar te publikohet por duke qendruar anonim. Nderkohe ka qarkulluar, po pa autor, ne fb. Nese jeni ju, pergezime!

Leave a Reply