Shtëpitë 3D që kushtojnë 4000$, mund t’i japin fund problemit botëror të strehimit.

No comments

Këtë javë, gjatë një aktiviteti të SXSW në Austin, një biznes I sapohapur I quajtur ICON prezantoi një projekt të mrekullueshëm, një shtëpi e cila mund të printohet në 3D me një kosto prej vetëm 4000$. Me mënyrën e re që kompania ka zhvilluar, ata mund të printojnë një shtëpi deri në 56 m2, duke përdorur cimenton si lëndë të parë, në më pak se 24 orë. Një njeriu, do I duheshin më shumë se 20 ditë që të realizonte një projekt të ngjashëm.

Projekti I parë I ICON është ndërtimi I 100 shtëpive për komunitetin e El Salvadorit vitin që vjen. Për të përmbushur ktë projekt, ICON po bashkëpunon me NEW STORY, një organizatë jofitimprurëse e cila merret me gjetjen e shtëpive për të pastrehët përreth botës.

“Ne kemi ndërtuar shtëpi për komunitetet në Haiti, El Salvador dhe Bolivi” thotë Alexandria Lafci, bashkëthemeluese e New Story.

Drejtuesi I New Story, Brett Hagler tha se qëllimi I tyre kryesor është të strehojnë 1 miliard më të varfërit e planetit.

“Ne menduam, ok, po sikur 1 miliardshi më I varfër të mos jetë më I fundit që përfiton prej risive të teknologjisë, por I pari?! Shtëpitë e tyre janë gjithsesi shumë të thjeshta dhe kjo teknologji do të ndihmojë shumë. Praktikisht ne mund të lëvizim nga ndihmesa e disa mijëra njerëzve në disa miliona duke bashkëpunuar edhe me organizata të tjera nëpër botë. Dhe nuk shoh përse kjo nuk do të funksionojë.”

ICON do të prodhojë materialet me një printer 3D Vulcan dhe skuadra tha se mund të bënin shtëpi deri në 74 m2, aq sa është edhe madhësia mesatare e një apartamenti normal në New York.

“Ndryshimi midis kontekstit të botës së zhvilluar dhe botës në zhvillim është se te e fundit ke një numër shumë të kufizuar materialesh me të cilat mund të punosh. E para, për shkak se nuk ka akses ti e ul numrin e materialeve me të cilat mund të punosh në ato të cilat I gjen patjetër kudo në botë. Gjithashtu ti eviton edhe materialet e shtrenjta” tregon Jason Ballard I ICON.

“Ka disa probleme thelbësore të ndërtimtarisë klasike të cilat printimi 3D I zgjidh përtej mundësive. Ti mund të përftosh një mase me izolim termal e cila të jetë shumë eficente nga pikëpamja energjitike, gjë të cilën e ke të pamundur ta bësh me metodat klasike të ndërtimit në këto anë”

Në 2015, një kompani ndërtimi kineze e quajtur WinSun 3D, printoi një ndërtesë 5 katëshe dhe një vilë me sipërfaqe prej 1100 m2. Të dyja projektet janë vendosur njëra mbas tjetrës në parkun industrial të SUZHOU. Cdo projekt u printua duke përdorur një beton të para përzier I cili përbëhet nga mbetjet e ndërtimit.

A mund të ishte kjo një zgjidhje për strehimin edhe për Shqipërinë? Duke marrë parasysh numrin e të pastrehëve, një kosto e tillë do të mundësonte pajisjen e tyre me shtëpi për një periudhë shumë të shkurtër.

Advertisements

Leave a Reply