Shqipëria, atdheu i emigrantëve.

No comments

Artikull i të përditshmes franceze Reporterr publikuar dje.

Nga Louis Seiller

I ulur në një nga kafenetë e qendrës së Tiranës, Fabiani shikon fotot e rajonit të Lyonit në telefonin e tij. I kujtohet me hidhërim periudha e muajve të gjatë të pritjes që shpenzoi në Rhone. “Nuk ishte e lehtë por nuk mendoj se kam humbur kohën time në Francë. Qyshkur jam kthyer në Shqipëri asgjë nuk ka ndryshuar për mua.” Rreth Fabianit ka të tjerë të rinj të cilët janë kthyer nga Gjermania mbasi kanë shijuar pak ëndrrën e tyre të një jete më të mirë. “Këtu punohet 7 ditë në javë, 10 orë në ditë, ska pushime dhe merr 180 euro në muaj po pate fat!” Ashtu si edhe vendet e saj fqinje Shqipëria, një vend i Ballkanit me rreth 2.9 milionë banorë, po përballet me papunësi masive dhe vecanërisht me mungesë prespektive si rrjedhojë e një shoqërie të pllakosur nga korrupsioni.

Sipas Amnesty International rreth 20.000 shqiptarë vitin e shkuar kërkuan Azil zyrtarisht në vendet e BE. I vendosur përballë një krize aktuale emigrantësh, zyra franceze për mbrojtjen e regugjatëve dhe personave pa shtetësi (OPRA) ka parë një numër në rritje të kërkesave për azil nga Shqipëria. Me 7432 aplikime të dorëzuara në 2016 shqiptarët dolën në krye të këtij klasifikimi të trishtë. Edhe përpara kombeve në luftë sic janë sirianët, afganët apo sudanezët. Mes tyre ka edhe shumë minorenë të vetmuar. Arsyet që shqiptarët theksojnë për azil-kërkimin kryesisht janë kërcënimet për gjakmarrje, dhuna në familje apo ajo seksuale ose diskriminimi etnik. Si pjesë e misionit të saj humanitar, OPRA ju përgjigj pozitivisht 16% të këtyre kërkesave. Një shifër që Ministri i Brendshëm Gerard Colomb do të donte patjetër ta shihte shumë më të ulët dhe që me siguri do tia shpjegojë këtë të enjte kolegut të tij shqiptar në takimin e 23 nëntorit në Paris për takimin e sigurisë (MILLPOL). Sepse, ashtu sic konfirmohet edhe nga këshilli i shtetit në fund të 2016, Shqipëria e cila nuk e njeh luftën dhe është një vend i sigurtë i origjinës ashtu si edhe Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi apo Moldavia, duhet të kujdeset që të mos ta humbasë fare në të ardhmen të drejtën për azil. Autoritetet franceze advokojnë një politikë të ashpër për sa i përket emigrimit. Ata duan të shpejtojnë procedurat dhe të thjeshtësojnë procedimin e kërkesave të emigrantëve ekonomikë.

Pak muaj mbasi hyri në zyrën e Ministrisë së Brendshme, ish kryetari i Bashkisë së Lyonit filloi të bëjë presion mbi kolegun e tij shqiptar që të arriheshin “rezultate konkrete në luftën kundër emigracionit”. Plani i Ministrit është i frymëzuar nga modeli gjerman ku kërkesat shqiptare për azil, të shumta në numër në 2015, kanë rënë në 0.4% nivel pranueshmërie teksa azilantët e kthyer janë shumëfishuar. Kjo është një politikë që kërkohet edhe nga presidenti Macron.

“Vajza ime është në Francë, afër Metz, por fatkeqësisht u bë një kohe ë gjatë që unë nuk jam lidhur me të. Si Erjona, e cila shet rroba të përdorura në një nga tregjet e Tiranës, shumë prindër i dorëzohen faktit që ti lënë fëmijët të ikin me rrezikun e të mos lidhurit me ta për një kohë të gjatë. Në një vend rrethinat e të cilit dominohen nga puna në bujqësi, jeta e përditshme është e vështirë dhe më shumë se cereku i popullsisë jeton poshtë vijës së kuqe të varfërisë, shpesh shumë larg nga paga mesatare prej 240 eurosh. Të përballur me cilësinë e keqe të shërbimeve publike shumica e shqiptarëve ende e përceptojnë BE si “kupa magjike” e ekonomisë dhe familje të tëra angazhohen në rrugëtimet e rrezikshme të azilit. Një mik i Erjonës, i cili edhe ai ka djalin afër Lyonit na pyet në mënyrë naive “Por Macron do ti rregullë shqiptarët tani apo jo?”

I ulur në shesh mbas ekspozitës së tij të rrobave të përdorura, Remziu gjithashtu ëndërron Francën për familjen e tij. “Unë mund të shkoja në shkollë, por fëmijët e mij nuk e kanë këtë shans.” Komuniteti rom, i cili përfaqëson një numër nga 80mijë deri në 150mijë banorë në Shqipëri, është një viktimë e diskriminimit, vecanërisht në fushën e edukimit, punësimit dhe strehimit. “Ne do të jemi gjithnjë më mirë në Francë se sa këtu”, na thotë i trishtuar Remziu.

Ëndrra e Europës dhe e jetës më të mirë mund edhe të kthehet në një mankth për disa nga azil kërkuesit. Pasi futen në borxhe për të ikur, ata shpesh e gjejnë veten në mëshirë të rrjeteve të trafikuesve të njerëzve rrugët e të cilëve kryqëzohen në Ballkan. Trafikimi i njerëzve konsiderohet si një nga format e krimit të organizuar që po rritet me shpejtësinë botë, sipas UNODC, e cila e cilëson fenomenin si sllavërimi modern i azilantëve emigrantë.”Sic cilësojnë shumë raporte ndërkombëtare mbi këtë cështje, shumë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë viktima të këtij trafiku ” cilëson IOM

Në unison, Franca, Hollanda dhe Gjermania kërcënuan se do të rivendosnin rregjimin e vizave me Shqipërinë. Një ultimatum i cili merret shumë seriozisht nga shoqëria shqiptare, një nga shoqëritë më eurofile në kontinent dhe e cila e pa heqjen e vizave në 2010 si një hap domethënës drejt integrimit në BE. Për ta ulur eksodin e shtetasve të tyre, autoritetet shqiptare kanë marrë angazhimin të forcojnë më shumë kontrollin e kufirit dhe të sulmojnë rrjetet e trafikantëve. Në muajt e fundit, shumë prindër janë dënuar me burgim sepse i kanë shtyre fëmijët drejt emigrimit.

Të përballur me një situatë katastrofike emigrimi në disa rajone të Francës, shumë aktorë lokalë i kanë drejtuar gishtin shtetit francez se nuk po respekton të drejtat e emigrantëve. Politika e ashpërsisë e cila është si një cekic për mijëra emigrantë të quajtur “ekonomikë” nga Europa apo kontinentet e tjera, i ka shqetësuar aktivistët e të drejtave të njeirut. Mes atyre që kërkojnë për një jetë më të mirë ka shumë raste individësh të persekutuar të cilët nuk arrijnë të shquhen mes turmës së madhe. Një sistem automatik i shkartimit të azilkërkuesve do i dënonte këto viktima të kalonin vuajtje të tjera. Kjo politike represive emigratore gjithashtu bie në kontradiktë me konventën e refugjatëve të BE, Neni 3 i cili thotë se shtetet pjesmarrëve në konventëduhet ti zbatojnë detyrimet ndaj refugjatëve pa diskriminim racor, fetar apo vendi origjine.

Ballkani është kthyer në një vend të emigrantëve. Fenomeni nuk është i ri për Shqipërinë, ku rreth gjysma e banorëve të saj jetojnë jashtë. Por gjithsesi, situata e vështirë ekonomike dhe dobësimi i praktikave demokratike të qeverisjes në rajon nuk japin optimizëm për të ardhmen. Me ngritjen dhe ardhjen në pushtet të partive të djathta ekstreme, Bashkimi Europian, edhe ky në mes të një krize, po lufton për stabilitetin dhe demokratizimin e këtyre shoqërive. Në kontekstin e politikave të ekzagjeruara neoliberale, nga të cilat nuk përfiton shumica e popullatës dhe shërbimeve të dobëta publike, brezat e rinj krijues dhe të shkolluar të Ballkanit e lënë në masë rajonin të lodhur e keqtrajtuar nga tranzicioni i pafundëm.

OKB ka lëshuar një projektim alarmues për rajonin, i cili shkn ndesh me zhvillimet globale. Sipas një raporti të publikuar në qershor të 2017, shumë nga vendet e Europës Juglindore dhe vendet e Ballkanit do të shohin një rënie domethënëse të popullsisë së vet prej rreth 15% deri në 2050. Bullgaria, Kroacia, Lituania, Polonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Ukrania etj. Shumë pak vende janë kursyer nga ky fenomen i cili do të ketë pasoja të rëndësishme. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk duket se është e aftë ta përmbysë këtë trend, përkundrazi. Rumania dhe Bullgaria, të dyja anëtarëe tashmë të BE që nga 2007, do ta pësojnë një ulje të popullatës nga 19.6 në 16.4 milion dhe nga 7 në 5.4 milion banorë respektivisht. Ende e nxirë nga pasojat e luftës, Bosnja dhe Hercegovina mund të humbasë me shumë se gjysmën e popullatës deri në 2100.

 

 

 

Leave a Reply