Sheshi i qytetareve por parate e pushtetareve.

No comments
imgname-the_rich_get_richer-50226711-images-inequality1
Ledio Bilali
Pershendetje Nisma,
Pike se pari me lejoni t’ju falenderoj dhe pergezoj per cdo gje qe shkruani dhe gjithcka qe keni marre persiper te beni. I bashkohem me mish e me shpirt kauzes suaj pasi ne Teori kjo na nevojitet per Shtetin tone te kalbur.
Momentalisht, jam duke pritur te ngrihet avioni pasi me duhet te largohem per disa jave per arsye pune, por do te rikthehem ne Janar fizikisht ne Tirane dhe do jem me ju ne cdo hap qe do te ndermerrni.
Doja te ngrija nje problem vertet TE PAFYTYR!
Isha dje tek sheshi Nene Tereza ku eshte krijuar nje ambjen festiv per festat e fundvitit. Dicka per t’u pergezuar pasi cdo njeri ka nevoje te kenaqet dhe te kaloje bukur per te pasur normalisht nje moral te larte… gjithnje pasi I ka ne terezi gjerat e tjera.
Prej shume kohesh qeveria e re Shqiptare ka marre nismen e kuponit ose ne rast te kundert nuk duhet te paguajme. E drejte pasi kudo neper vendet e zhvilluara merret kupon ne biznese te afirmuara, jo shitesve ambulant qe luftojne per buken e gojes. Ç’tu marresh atyre?! T’i marresh frymen qe te mos jetojne me? Kjo mbetet…
Pavaresisht kesaj, e marrim te mirqene qe duhet te kene kupon te gjithe (ashtu sikurse ato berberet e burgosur e sa e sa raste te tjera te turpshme). Shkova bashke me nje mikeshen time per te provuar ato lojrat te sheshi qe sherbejne per te ngritur adrenalinen. Po ju jap nje resyme te shkurtuar te dites sime aty.
1- Kisha pak uri se kisha gjith diten jashte duke qene se sot nisesha, doja te shpenzoja pak kohe per jeten time sociale. Shoh perqark dhe kishte vetem EHW e cila shiste SALLAMRA te ndryshem KANCEROGJEN, te pakontrolluar qe kushtonte 150 leke njeri (leke te rinje per ata qe kane veshtiresi ne kuptimin e vleres monetare) dhe qe beheshin ne nje zgare TE ZEZE por jo nga ngjyra por nga mbeturinat e ngjitura ne tubat e zgares qe ne gjendje fabrike jane gri metalizato. E shpifur! Pyeta shitesin, a jane te aprovuar nga institutet perkatese te Higjenes keto kushte pasi nuk ngjasonin ashtu (nuk jam sy eskperti, por sy populli qe kerkon nje vertetim per tu siguruar tek ajo qe do ushqehemi), ndersa ai mu kthye po po pa merak. I kerkova nje birre te zeze Korca, por me tha qe ka mbaruar nderkohe vjen menaxheri i EHW-se (pasi e pashe edhe ne tendat e tjera t’i kerkonte llogari ne menyre harbute punonjesve aty), nje burre mbi te 45-tat me shume barke dhe me thote kam vetem nje gote birre te zeze, ajo qe ishte ne vitrine si “vitrine” te asaj qe ofrojne. Normalisht e perbuza dhe i qesha ne fytyre me veprimin qe beri. Iku pa me thene asnje fjale teksa njeri nga punonjesit e shkrete me shkeli syrin ne shenje aprovimi te kundershtimit tim. Nejse, nuk ka rendesi kjo. I kerkova kupon menaxherit… por me tha qe e kishte mbyllur Kasen dhe qe si interesonte, donte parate. Duke pare qe isha I shoqeruar nga nje femer, per hir te xhentileses, nuk e zgjata muhabetin por pagova dhe u largova.
 
2- Pasi hengra dhe piva nje produkt te cilit çmimi nuk eshte i njejte me cilesine, vendosa te provoja lojerat interesante. E nisa me ate pajisjen qe eshte vendosur tek ISH-KOLONAT (prapa shkalleve ose stacionit te autobusit te Tiranes se re, ne krahun e djathte kur del nga Korpusi Universitar, besoj e keni te qarte ku). Pyeta njerin prej punonjesve ku te paguaj dhe sa kushton. Me thane 100 leke (te rinje) dhe pagesa behet ne dore. Nuk durova dot dhe e kundershtova me ngritje zeri dhe tone shume te ashpra: “PO KUPONI? E ORGANIZON BASHKIA APO JO E PYETA?” Dhe mu pergjigj “Po Bashkia, po ca te bej un o djale, nqs nuk je dakort ik me mire se do me heqin nga puna po e zgjate se nuk e vendos une kete gje”. Mu dhimbs ne fakt pasi mendova qe perderisa punon ne te ftohte tere diten, ç’faj ka ky i shkreti qe sistemi eshte i tille. I kerkova ndjese me shume politese dhe qe ai mos bente figure te keqe pasi kthyen koken disa te tjere, vazhdova.
 
3- Pasi dola nga aty, thash hajde mo, po provoj HULK-un. Sa afrohem tek kabina ku behej pagesa (jo ne dore, “me ne fund” thash me vete “nuk qenka fallcitet cdo gje sic pretendojne shume te tjere e disa te tjere shesin shpirtin dhe mendimin per nje cop buk”). Afrohem te kabina ku muzika qe ishte duke u luajtur (dua t’ju rikujtoj qe eshte nje vend ku shkojne kryesisht te rinje qe akoma nuk jane edukuar deri ne formimin e nje karakteri personal) ishte nje kenge e zhanerit HIP-HOP (me gjithe respektin per muziken e mire) me nje tekst qe fliste per HASHASH, PISTOLETE, GANGSTERE e shume tematika te huazuara nga “Lagjiet famekeqe amerikane te njerzve me ngjyre” te cilat per hir te se vertetes, nese do te shkoja me femijen tim nje dite apo me nje person jo adult, do te influencohej nga mesazhet “dhune-nxites”.
Ecim me tutje, u afrova tek personi qe behej pagesen dhe i kerkova 2 bileta. Ok me tha dhe me dha 2 xhetona plastic per t’ja dorezuar me tej personit qe kujdesej Brenda lojes. “Po kuponi pyeta? Organizohet nga nje pushtet vendor, duhet te kete kupon?” “Jo,- me tha me prepotence, nuk ka.” Normalisht, si qytetar qe ndjek rregullat me perpikmeri refuzova te paguaj, por rrezikova nje konflikt banal te cilin e evitova me qetesi duke mos perdorur sherbimin.
 
U largova menjehere nga ai vend i pafytyr! Momentalisht po pres te niset “avioni“ dhe do te kthehem serish per pak kohe sa te marr dhe ato pak njerez te mi qe jetojne fatkeqesisht aty dhe NUK KTHEHEM ME! Ose mund te kthehem vetem nese ndonje aktivist si NISMA THURJE ndan te njejtin shqetesim me mua dhe bashkohemi cdo dite dhe me shume KUNDER KLASES SE SOTME POLITIKE!
Nuk kthehem me pasi te njejten gje kane bere edhe ATA por te njejten gje vazhdojne te bejne edhe KETA. Pra, ndryshimet mes tyre jane vetem keto:
– Emri i Partise.
– Emrat e Anetareve.
– Formulimi i Fjalimeve ne Publik
– Lloji i genjeshtres per te mashtruar masivisht Popullin.
Per te tjerat… PD, LSI, PS dhe cilado parti tjeter deri me sot bejne te njejten gje: VJEDHIN VETE dhe “Kujt po i plas b… per popullin!”
Advertisements

Leave a Reply