SHERBIMET NE PANIK PERMANENT. TREGUESI I BESIMIT TE SEKTORIT, NEGATIV DHE GJATE TREMUJORTIT TE FUNDIT 2015.

No comments

Duket se efektet e krizës së prodhuar nga politikat shtrënguese të qeverisë, kanë ardhur për të qëndruar gjatë.
Dhe kjo nuk është më një surprizë, pasi cdo ditë e më shumë dalin të dhëna që e provojnë këtë.
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat për treguesit e besimit dhe sektori i shërbimeve, pavarësisht pezullimit të ligjit famëkeq për procedurat tatimore, prapë duket i “terrorizuar” nga mjedisi ku iu duhet të operojnë.
U bënë gati dy vjet që operatorët e sektorit të shërbimeve janë shpresë-pak se dicka e mirë duket në horizontin e tyre.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) ra me 4.1 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2015. Vijimi i tendencës rënëse së tremujorit të mëparshëm rezultoi në zbritjen e treguesit poshtë mesatares historike, për të parën herë që prej tremujorit të parë të vitit 2014. Rënia e TBSh-së reflektoi
vlerësimet më negative të bizneseve për dy nga komponentët formues të treguesit: situatës së përgjithshme të biznesit dhe gjendjes financiare. Përkeqësim më të fortë shfaqi balanca e situatës së përgjithshme të biznesit (balanca ra me 7.8 pikë përqindjeje), ndërsa balanca e vlerësimit të gjendjes financiare rezultoi e përkeqësuar në një masë më të vogël (balanca ra me 5.4 pikë përqindjeje). Në të kundërt, balanca tjetër formuese e TBSh-së, kërkesa e vlerësuar, shënoi një ecuri lehtësisht më të
përmirësuar (balanca u rrit me 0.8 pikë përqindjeje).image

Advertisements

Leave a Reply