Rezistenca e qytetarëve shpëton fushën e Laprakës. Anullohet leja e ndërtimit!

No comments

NIsma Thurje iu bashkua reagimit të banorëve për mos lejimin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh te Fusha e Laprakës, e planifikuar nga Erion Veliaj dhe firma Salillari.

Fusha ka shërbyer si një hapësirë sportive për gjithë të rinjtë e zonës por edhe për stërvitjen e ekipeve të futbollit të Kryeqytetit. GJithsesi kjo nuk e pengoi aspak Veliajn që të planifikonte edhe aty ndërtimin e disa kullave duke ua hequr banorëve të vetmen hapësirë sportive që u ka mbetur.

KJo solli edhe reagimin e tyre të fortë, me protesta, reagime online dhe peticione. Duke parë se bashkimi i qytetarëve ishte i madh dhe shumë i vendosur, Veliaj u tremb dhe vendosi që të anullojë projektin dhe të tërhiqet.

Fusha do të mbetet e qytetarëve falë të gjithë atyre që u bashkuan dhe reaguan.

Urime!

 

Advertisements

Leave a Reply