REPLIKE ME KRYEMINISTRIN QE REPLIKON ME NE (2)

No comments

 

Kryeminister,

Te degjuam serisht sot teksa nga Gjirokastra rromuzoje mbi protestat kunder gjobave falimentuese. Teksa te degjonim po lexonim edhe ligjin qe miratoi maxhoranca qe ti drejton ne Komisionin e Ekonomise i cili thote se nese kapesh me nafte kontrabande gjobitesh me 200mije leke dhe gjoba eshte ne proporcion me demin qe i ke shkaktuar shtetit. Pra nese ke evazuar 100 litra nafte, do paguash 2fishin e vleres se evazionit ne forme gjobe e keshtu me rradhe.

Protestat tona para Kryeministrise me mbi 2000 tregtare kane patur pikerisht kete kerkese si thelb te tyre. Duam qe te gjithe ata qe bejne biznes ne Shqiperi te trajtohen sic po trajton “Sheiket” e naftes. Gjoba te jete ne proporcion me demin e shkaktuar.

Pse ata qe tregtojne nafte duhet te trajtohen ndryshe nga ata qe tregtojne camcakiza?
Pse ata qe tregtojne nafte duhet te trajtohen ndryshe nga ata qe tregtojne rroba?
Pse ata qe tregtojne nafte duhet te trajtohen ndryshe nga ata qe tregtojne kepuce?
Pse ata qe tregtojne nafte duhet te trajtohen ndryshe nga ata qe kane markete lagjesh?

A fitojne me pak?

Perse ai qe tregton corape gjobitet direkt me 100 milione leke nese i mungon 1 pale corape ne fature, ndersa kompania qe tregton naften gjoben e ka ne proporcion me demin e bere?

Perse atij qe shet patate gjoba i fillon nga 5 milione leke, ndersa kompanise se naftes i fillon me 2 milione leke?

A fiton me shume ai qe shet patate?
A fiton me shume ai qe shet corape?
A fiton me shume ai qe shet camcakiza?
A fiton me shume ai qe shet rroba?
A fiton me shume ai qe shet kepuce?

A fiton me shume marketi i lagjes se sa kompanite e naftes?

Apo ti perfiton me shume nga keta te fundit?

Ne e dime pergjigjen, biles na kujtohet sa here blejme naften me te shtrenjte ne rajon me cilesine me te ulet te mudshme, por do donim shume ta degjonim nga ty, kur te replikosh here tjeter.
Po ashtu do donim te degjonim edhe se kush eshte arsyeja se perse doganat cdo muaj dalin grope e me grope.

Eshte nafta apo corapet kontrabande?

Protestat do vazhdojne, deri sa te jemi te gjithe te barabarte ne kete vend. Si ai qe shet nafte dhe te bie ty zarfa e pastaj e fton ne ballon e fundvitit, edhe ai qe i bie bretku nga mengjesi ne darke dhe ska as nge e nerva te degjoje llomotitjet e tua ne TV.

Advertisements

Leave a Reply