Reagon policia për videon e urgjencës të bllokuar në trafik. Policët do hetohen.

No comments

Reagon Policia e Shtetit lidhur me videon e dërguar nga një qytetar dhe publikuar nga Nisma Thurje ku shihet se si ndalohet ambulanca për të liruar rrugën që të kalojë eksorta zyrtare.

Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate shprehet se ka marrë në shqyrtim rastin, dhe për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Reagim

Lidhur me lajmin e publikuar, ku trajtohet vonesa ne kryqezim rruge e nje ambulance nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kohës që në këtë segment qarkullonte një delegacion zyrtar i nivelit të lartë, Policia mori në shqyrtim rastin si me poshte:

Paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës të ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara dhe motivuara për kryerjen me profesionalizëm të detyrave që ngarkon Kodi Rrugor dhe Ligji i Policisë së Shtetit.

Por duke perfituar nga ky komunikim, gjejme rastin te rikujtojme se çdo autoritet per rastet e urgjencave duhet te njoftoje paraprakisht ne numrin e tel 112, per te koordinuar veprimet dhe lehtesuar sherbimin per qytetaret.

Advertisements

Leave a Reply