Qytetarja nga Vlora ka një mesazh për Dritan Lelin. Të rrofshin stolat inteligjentë, ne skemi rruge e thithim kancer në ajër.

No comments

Një qytetare vlonjate na ka dërguar këtë mesazh në formën e denoncimit.

“Nisma Thurje pershendetje, e ndjek faqen tuaj sepse me pelqen realiteti i shfaqur pa çensure nga ju. Faqe qe si jeni shitur askujt. E per kete arsye doja te ndaja me ju nje problem i cili ka 22 vjet qe ska nje zgjidhje, qofte edhe diçka minimale.

Une jam nje banore e lagjes 24 Maji – Vlore saktesisht e ish fushes se aviacionit. Kur kam qene femije e mbaj mend si nje nga pjeset me te bukura te Vlores, e paster, me hapsire te gjelberuar e ku luanim pa fund ne femijet e Vlores, sot te rritur qe punojme pa fund per Vloren e mendojme se do ndryshoje te pakten dicka.

Pas vitit 1999 kjo pjese e Vlores u kthye ne nje “hiper kazan mbeturinash” , inerte pa fund , mbeturina te cdo lloje forme e rreziku per semundje te ndryshme eshte i pranishem ne cdo sekonde.
Njehere erdhi kryetari i bashkise e shume banore u ankuan.
E dini si ia ktheu?? – Plehrat tek plehrat rrijne, pse nuk ndertuat shtepi ne vend tjeter apo mbaroi Vlora! (keto ishin fjalet e kryebashkiakut). Sa here ka fushata votimesh turren me vrap kush e kush te genjej me shume dhe ne fund asgje.

A ka individi te drejta dhe detyrime?? Kur ne i permbushim detyrimet perse nuk nga plotesohen te drejtat minimale dhe kushtet jetesore? Ne paguajme taksa pastrimi, taksa gjelberimi taksa ndriçimi dhe taksat e rrugeve (ne dokumentat e makinave) por me thoni ju a jetohet ne keto kushte??
Kur kishim problem shendetesor e ambulanca smund te vinte per shkak te rruges??
Kur ska urban e nje pjese e qytetareve dalin me çizme dhe kepucet i fusin ne qeske ???
Kur cdo jave makina cohet ne auto-servis sepse nuk ja del dot ne ate balte???
A ka vlere qe ne te vazhdojme te mashtrohemi sa here ngrem zerin? < Po tani qe qeveria dhe bashkia eshte e te njejtes parti kush nuk jua miraton fondet per projektet e ksaj zone???
Mbetet vetem ti lutemi zotit te mos bjere shi e te thahet balta te pakten sepse nga “njeriu” u ngopem.
Ky eshte drejtimi i duhur per qytetaret e kesaj zone.
Na rrofshin stolat inteligjente ne qender, teksa ne nuk kemi rruge e thithim kancer nga ajri.”

Advertisements