Pyetje për gratë e politikanëve.

No comments

Nga Përparim Kabo

Sa europiane janë gratë e politikanve tanë?
Sot në ditën e Europës më vjen kjo pyetje ndaj dua ta shtjelloj në një arsyetim diçka më të gjërë. Po lexojmë e dëgjojmë që gratë e politikanëve tanë kanë pasuri të mëdha në Euro dhe në Dollarë, në lek dhe xhojleri, në troje dhe në vila, etj etj. Një situatë e kudotakuar. Dua ti pyes këto gra si bashkshorte dhe si prind, ku i gjetët këto pasuri, si i siguruat, me cilët mjete dhe rrugë, a janë ato të ligjshme dhe të besueshme? Sot është dita e Europës. A jeni ju gra europiane, fjala vjen si Anna Lindh, si Margaret Thatcher apo Angela Merkel? Jo nuk jeni të tilla. Po si jeni ju? Cili është modeli tek i cili referoheni dhe ai që krijonin Ju për të tjerët?
Si ju duken ju gratë që shkojnë në arë për të punuar, që qepin në rrobaqepsi, që shkojnë në shkollën e fshatit si mësusese, ato që natën pastrojnë rrugët apo ato mjeket që presin lindjet e reja, apo ato gra dhe vajza që përpiqen të ndërtojnë karrierë dhe kanë pasuri vetëm rrogën? Burrat tuaj politikanë Ju kanë fyer dy herë. Një herë që nuk iu dhurojnë dashuri dhe lumturi por pasuri të paligjshme. Së dyti pisllëqet që bëjnë vet ua delegojnë juve, pra ju bëjnë bashkpuntore në veprimtari të paligjshme.
Dua tu pyes Ju gra ta pasura. A nuk ju duket e turpshme kjo gjendje? A jeni ju gra europiane kur pasuria juaj përthyhet në varfërinë e shumicës së grave të vendit që jetojnë në varfëri. A mund të ndërtohet barazia gjinore në varfëri? A mund të ndërtohet një Shqipëri europiane me gra si ju që fshihni pasuri të paligjshme…?!
Pkabo 9 maj 2016

Advertisements

Leave a Reply