Pse protesta e studenteve eshte nje levizje kunder sistemit!

No comments

Nga Marlin Muça

Ajo qe nisi si proteste e fakultetit te arkitektures dhe inxhinierise se ndertimit kunder tarifave te padrejta ne provime, sot eshte shnderruar ne nje levizje te mirefillte anti sistem kur pakenaqesia 28 vjecare u shperfaq si kurre me pare ne proteste, bojkot, percarje, perplasje, meme, gjueti shtrigash, fryme jakobine etj. Reagimi i mijera studenteve nuk mund t´i kunddrejtohej kurrsesi nje problematike te caktuar apo nje shtylle te vetme te sistemit.

Studentet perbejne nje shtrese te perkohshme dhe tejet fluide qe mblidhet e shperhapet ne varesi te programeve te studimit dhe viteve qe keto programe kerkojne ne plotesimin e tyre.
Cdo shqiptar ka qene nje here student, ose te pakten ka patur nje aferm student, nje mik student, nje partnere studente etj. Secili prej nesh eshte i lidhur ne nje menyre ose ne nje tjeter me boten universitare. Kjo simbioze e pergjithshme e studenteve me cdo kategori te shoqerise ka bere qe jo vetem shoqeria te jete e vetedijshme mbi hallet e shqetesimet e studenteve, por edhe studentet te jene teresisht ne koherence te problematikave shoqerore. Perpos tarifave te kripura studentore, ne perballemi cdo dite me taksat e larta, rrogat e ulta, pensionet mjerane, sherbimet mesjetare, shendetesine falas pse nuk vlen asnje dyshke etj etj. Kjo veteditesi mbi ate cka na rrethon na jep nje nje status tjeter krahasuar me shtresat e tjera te shoqerise shqiptare.
Ne kemi luksin e mbeshtetjes nga i gjithe populli por edhe mallkimin e pritshmerive te larta qe te tjeret kane ndaj shperthimeve tona rinore. Ne nuk mund te kenaqemi me plotesimin e 9 pikave sepse halli jone nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur por rrodhi dalengadale e vit pas viti, prej nje sistemi te kalbur qe varferon cdo dite shqiptaret.
Ne nuk kemi luksin e te qenurit cinik me prinderit, vellezerit e motrat tona. Solidariteti i tyre eshte shprese mbarekombetare e nje ndryshimi sistemor qe vetem studentet si forca e vetme e paperlyer e me vitale e shoqerise, jane te afte e te gatshem ta bejne kur piqen kushtet.
Nese levizja e ketyre dy javeve do te ishte nje kauze e vecante ndaj te tjerave, zgjidhja do te ishte po ashtu e vecante dhe njekohesisht e shpejte. Kryeministri do ti plotesonte kerkesat brenda 7 diteve dhe te gjithe ne do t´i riktheheshim me padurim auditoreve .Fakti qe pergjigjja po vonon tregon se zgjidhja kerkon nje ndryshim rrenjesor te sistemit. Pra levizja jone eshte antisistemore pasi adresimi i saj do te sillite dhe padyshim qe do te sjelle ndryshime ne sistemin e arsimit, sistemin politik, kulturen politke dhe gjithashtu ridimensionimin e marredhenies se politikes me qytetarin.
9 pikat jane leva e arkimedit qe vuri nje levizje fatalitetin shekullor te paaftesise qe arroganca ka per te ruajtur vetveten. Plotesimi i tyre do te jete fundi i nje tranzicioni politik te sterzgjatur dhe fillimin e nje epoke te re demokracie dhe prosperiteti per Shqiperine dhe shqiptaret.

Leave a Reply