Pse jam në fejsbuk!

No comments

Nga Kreshnik Osmani

Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje per ju. Jam ketu sepse ju ma perkedhelni sedren dhe kjo me pelqen. Me ben te ndjehem mire. Jam ketu sepse me pelqen te perkedhelem here as here dhe shume prej jush e realizoni kete edhe atehere kur nuk e meritoj. Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje t’u them te tjereve se une kam shume miq qe me duan ne koherat kur askush nuk do askend. Jam ne fejsbuk sepse here pas here kam nevoje te shes mend.
Jam ne fejsbuk sepse dua te tregoj se dukem bukur kur dal ne fotografi. Jam ne fejsbuk per t’u treguar atyre qe nuk me duan se mua nuk me plas fare per ju. Jam ne fejsbuk sepse me merr malli per ndonje mencuri te rralle qe bredh ketu ne kete rrjet me finese qe te mahnit. Jam ketu ne fejsbuk sepse u tregoj atyre qe duan te me bllokojne se une kam median time nepermjet te ciles komunikoj me njerezit. Jam ne fejsbuk per te folur, biseduar e komunikuar me njerez te cilet nuk me detyrohen dhe nuk u detyrohem asgje. Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje te mburrem diku me mbeshtetjen qe me jepni ju. Jam ketu sepse me ndihmon shume dashuria qe marr prej ketu edhe pse nuk kam qene ndonje deficitar i madh dashurie ne jete. Jam ne fejsbuk sepse ketu mund te fsheh pjesen me te madhe te difekteve te mia. Jam ketu sepse eshte shume e veshtire qe ti te shohesh anen time te erret ketu. Jam ketu sepse mendohem gjate dhe shkruaj shkurt dhe ti mendon se une nuk flas budallalleqe kurre. Jam ne fejsbuk sepse me pelqejne disa fytyra te ndritura, te urta dhe te mencura ketu.

Jam ketu sepse mesoj prej kokemushkave dhe idealisteve qe nuk pushojne se luftuari me erresiren dhe nuk kane frike prej askujt. Jam ne fejsbuk sepse ne emer tuaj kercenoj shume kend. Jam ketu sepse pa ju do te isha me pak i fuqishem nga c’jam. Jam ketu sepse kerkoj qe te dyfishoj, dhjetefishoj apo njeqindfishoj numrin e njerezve qe i ben te lumtur dicka qe them une. Jam ketu sepse erresira dhe pylli ne te cilin jetojme ka nevoje per drite dhe ngrohtesi shume. Shume prej jush jeni pocat dhe energjia qe me ndihmon per te ndritur erresiren dhe per te ngrohur te ftohtin e saj. Jam ne fejsbuk sepse kam mall per shume prej jush edhe perse nuk i kam takuar kurre me pare. Jam ketu sepse me merr malli edhe per te poshtrit dhe po te mos i shihja ketu do te harroja se ekzistojne. Jam ne fejsbuk prej shtate vitesh dhe ta dini ju si kam hyre. Ashtu zvarre me moren dhe me futen ketu, kur tallesha me ata qe humbnin kohen ketu. Jam ne fejsbuk sepse i vetem kam frike ne mesin e erresires ne te cilen jetojme. Jam ne fejsbuk sepse me duhen arme te perballem me erresiren, dhe nuk ka arme me te forte dhe me te sofitikuar se ju. Jam ne fejsbuk dhe e harxhoj kohen me ju, sepse shpirti, mendja dhe qenia ime do te ishin nje qytet germadhe fantazmash qe nuk do ta vizitonte askush nese nuk do te komunikoja me ju.

Te gjitha keto cfare shkruaj nuk jane kurthi i radhes per me shume vemendje. As teoria qe thote se kali i mire e shton tagjine e vet. Jam ketu sepse koha nuk me ka kuptim pa njerezit dhe prej fillimit te botes e deri ne fundin e saj njerezimi do te vazhdoje te perserise, se pa njerezit koha do te ndalej edhe ne parajse. Askush te mos mendoje se ju me harxhoni kohen. Koha ime mban emrin tuaj dhe mbiemrin tim. E thene me qarte, pa ju une nuk do te mund te kisha nje identitet te plote. Mund te ndodhe qe mund te rrojme gjate, por mund edhe te ndodhe qe te mos gdhihemi neser. Nese nuk jemi me nje dite, tek fytyrat e te gjithe atyre qe u kam dhene kohen, gjendet nje pjese e identikitit tim. Nuk ka rendesi nese te gjitha keto qe mendoj une qendrojne apo jo. Rendesi ka qe une ndjej sipas asaj qe perceptoj!

Leave a Reply