Protestuesit ne Rumani kerkojne rrezimin e klases politike.

No comments

“Korrupsioni vret” dhe “Vrases”

Dy nga parullat qe mbaheshin nga Rumunet te cilet zaptuan sheshet me dhjetra mijra per te protestuar mbas zjarrit vdekjeprures te se premtes ne nje klub nate – nje nga fatkeqesite me te medha te vendit.

Nje kryeminister I ri provizor u prezantua me shpresen se do te zbuste krizen qe vazhdon. Ish Ministri I Arsimit Sorin Campeanu zevendesoi Victor Ponta I cili dha doreheqjen si rezultat I presionit te protestuesve.

I perballur me akuza per korrupsion, me nje gjyq te hapur per ceshtje korruptive, Ponta I kishte injoruar thirrjet e meparshme per te dhene doreheqje edhe pse fakte kishin dale se ai ishte perfshire ne skema te abuzimit me detyren, pastrimit te parave dhe evazionit fiscal gjate periudhes kur ishte nje avokat.

Zjarri ne klubin e nates shpertheu kur u ndezen fishekzjarret gjate nje koncerti rock ne Bukuresht. 32 veta humben jeten dhe rreth 200 u plagosen.

Tragjedia shkaktoi merzi dhe inat rreth menyres se si lejet e klubeve jepen nga administrata publike, menyra te cilat konsiderohen si korruptive.

Ne biseduam ne Luca Niculescu, kryeredaktor I Radio France International ne Rumani.

Sophie Dejrardin, euronews: “Artikutj kryesore ne media thone se ishte tragjedia ne klubin e nates qe rrezoi qeverine, por nuk eshte tamam keshtu apo jo?

Luca Niculescu, “Jo,, ishte shkendija e fundit nese mund ta themi keshtu. Tensioni social po ngrihej pak e nga pak prej nje kohe relativisht te gjate por me nje rritje te larte kohet e fundit per shkak te disa ngjarjeve. Ajo qe ndodhi me tragjedine e te premtes simbolizon nje zinxhir te tere paaftesie dhe korrupsioni, si ne nivel local edhe ne ate qendror, keshtu qe njerezit ne Bukuresht u rebeluan.”

“Pse tani? A ka ndryshuar dicka ne shoqeri?”

Niculescu: “Mund ta quajme nje gjenerate te re. Njerez te cilet jane 25-35 vjec. Ata jane mbledhur ne sheshe. Sic thote nje psikolog, ata jane miniera e arit te Rumanise, fuqia e trurit. Ata jane njerez te zene, kane nje pune dhe nuk duan qe ta lene Rumanine. Duan ta ndertojne te ardhmen e tyre ketu dhe nuk duan te ikin sic kane bere 4 milione rumune ne 10 apo 12 vitet e fundit. Keta njerez duan te krijojne nje shoqeri te re rumune dhe jane te gatshem te luftojne per kete gje.”

“Perpara disa muajsh, edhe pse u perball zyrtarisht me akuza, Victor Ponta refuzoi qe te dorehiqej. Ai tha se demokracia nuk praktikohej neper rruge por ne institucione. Dje ai tha “Shpresoj qe doreheqja e qeverise te kenaqe njerezit ne rruge.” Kane kaluar vetem 5 muaj, cfare ndodhi, pse ky ndryshim qendrimi?

Niculescu: “Shume me shume njerez dolen kesaj here ne rruge. Nuk ka patur ndonjehere kaq shume njerez qe prej kohes se rrezimit te rregjimit komunist ne 1990. Dje ne Bukuresht ishin rreth 40.000 njerez ne shesh dhe me shume se 40.000 te tjere ne qytetet e tjera te Rumanise. Ndoshta kjo per vende si Franca nuk eshte shifer e madhe por per Rumunet eshte shume, sepse Rumunet nuk e bejne shpesh kete gje. Nuk para protestojne. Duke pare kete realitet te ri, ai dha doreheqjen.

“Cfare mund te beje presidenti, I zgjedhur vitin qe shkoi mbas kalimit te platformes anti-korrupsion. Cilat jane opsionet e tij?

Niculescu: “Presidenti duhet te eci me ekuiliber ne nje fije te holle. Ai duhet te mbaje kontakt te drejtperdrejte me njerezit qe protestojne nga njera ane, nderkohe qe nga ana tjeter ai nuk duhet te distancohet shume nga klasa politike sepse kryeministri qe ai do te propozoje do I duhet patjeter miratimi I parlamentit, I cili eshte I zoteruar nga ajo klase politike te cilen njerezit ne rruge e konstestojne ne bllok. Keshtu qe presidenti ka nje balance shume te brishte per te mbajtur dhe kjo eshte hera e pare per te qe perballet me kete situate. Le te shohim se si do tia dale.”

“Me zgjedhjet, le te kujtojme se ne 2012 PSD social demokratet fituan rreth 58% te votave. Qendra e djathte mori rreth 16%. Kjo dmth se nuk ka alternative tjeter pervec kesaj klase politike te cilen njerezit e duan te zhduket.”

Niculescu: “Per momentin jo, sepse te njejtat parti te medha e zoterojne territorin politik, pork a patur disa ndryshime, disa ligje te cilat kane ndryshuar, psh para disa muajsh u mundesua krijimi I nje partie politike ne Rumani me vetem 3 firma. Me perpara duheshin 20.000. Duke pare qellimin e protestes, me shume gjasa ajo do te shkarkoje energji te reja politike duke prodhuar parti te reja. Ndoshta shume shpejt do te shohim lidere te rinj te ngrihen.” (euronews)bucharest_protest.jpg.size.xxlarge.letterbox

Advertisements

Leave a Reply