Protesta e mjekëve. Japim dorëheqjen, nuk ka kushte!

No comments

Shtatë mjekë të Urgjencës kanë dhënë kolektivisht dorëheqjen nga detyra.

Ata e kishin paralajmëruar aktin që do të ndërmerrnin rreth një muaj më parë.

Mjekët i kanë dërguar një letër Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu.

Në letër ata ankohen se në spital nuk ka shtretër të mjaftueshëm, nuk ka medikamente dhe ka mbingarkesë.

Sipas tyre, urgjencat e tjera nuk e zbatojnë rregullin dhe për këtë të gjithë shkojnë në QSUT.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat.

Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.

Leave a Reply