Propozimi i Nismes Thurje per biznesin e vogel! (Beteje e fituar)

No comments

Duket se aksioni i Qeverise per formalizimin e ekonomise ka prodhuar efektin e kundert te asaj qe duhej te prodhonte.
Shifrat e te ardhurave buxhetore nuk u permiresuan, perkundrazi. Te ardhurat per muajin Shtator u realizuan 25 milione USD me pak sesa plani i rishikuar.
Por ky eshte fakti, jo problemi. Problemi eshte tek efektet e aksionit.
Rreth 10.000 biznese ose gati 15.000 persona mendohet te kene mbetur te papune qe prej fillimit te aksionit anti-informalitet, per shkak te menyres se gabuar me te cilen po tentohet formalizimi i biznesit te vogel.
Pesha e madhe fiskale eshte nje nder arsyet kryesore qe nxit informalitetin. Taksat shume te larta jane arsyeja kryesore perse bizneset e vogla jane te prirura drejt informalitetit. Dhe si e tille, zgjidhja e ketij problemi duhet te vije pikerisht duke ripariruar keto defekte te sistemit.

Nisma Thurje vjen me nje propozim konkret per zgjidhjen e kesaj nyjeje Gordiane me qellim qe formalizimi i ekonomise te vije si nje proces organik i mire-pranuar nga Biznesi. Heqja e Takses per Biznesin e vogel per nje fashe mbijetese prej 50.000 USD qarkullim, reduktimi i detyrimeve te sigurimeve shoqerore, reduktimi i takses vendore deri ne pergjysmim, nxjerrja nga skema e TVSH dhe sidomos shtrirja ne kohe e pageses per blerjen e kases fiskale jane kushte te domosdoshme per ta kthyer formalizimin ne nje proces te pranueshem.

Nese nuk nderhyet ne sistemin fiskal per te lehtesuar masat qe vijne si pasoje e procesit te formalizimit, aksioni do te prodhoje nje krize totale ekonomike ku mbyllja e bizneseve do te jete me pasoja fatale jo vetem per te ardhurat ne buxhet, por per gjithe shoqerine. Dhe kjo krize tashme ka nisur te pllakose ekonomine tone.

Njekohesisht dhe miratimi i masave ndeshkuese shume te forta qe erdhen se fundmi, te cilat rrezikojne mbylljen e shume bizneseve duket se tregojne qe Qeveria po i jep nje dore te fundit krizes ekonomike qe tashme ka pllakosur gjithe vendin.

Ne nuk jemi dakord!
SHPERNDAJE!

Advertisements

Leave a Reply