Prindërit e nxënësve të shkollës “Fan Noli” peticion Ministrisë dhe Bashkisë: Mos na i transferoni fëmijët në shkollë tjetër.

One comment

Protestë/ Ankesë

 

Drejtuar:                   Ministrisë së Arsimit

Bashkisë Tiranë, Kryetarit – Z.Erion Veliaj

Drejtorisë Arsimore Tiranë

Agjencise Shtetërore për Mbrojtjen e fëmijëve

Mediave

 

Objekti:                     Kundërshtim i transferimit të fëmijëve në shkolla të tjera

 

Ne, prindërit e fëmijëve të shkollës “Fan Noli”, pikërisht të klasave fillore, e dytë, e tretë, dhe e katërt, jemi vënë në dijeni që fëmijët tanë do të duhet të transferohen në një shkollë tjetër, konkretisht shkolla “Hoxha Tahsim”.

Ky propozim është duke u diskutuar me përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Tiranë, Bashkisë së Tiranës dhe Drejtuesve të Shkollës “Fan Noli”, por ne nuk jemi në dijeni të përmbajtjes së këtij propozimi.

Nisur nga këto rrethana, për më tepër kur na ndajnë vetem pak ditë nga fillimi i Vitit shkollor do t’ju kërkonim:

  • Gjatë diskutimeve duhet të mbahet parasysh se:
    • Ka shumë familje të cilat kanë të paktën 2 femijë të rregjistruar në këtë shkollë. Ndarja e femijëve të të njëjtës familje ne dy shkolla të ndryshme, relativisht në distancë të konsiderueshme, vështirëson ndjeshëm transportin e femijëve.
    • Për shumë familje kjo shkollë është zgjedhur duke qënë më e afërta me banesat e tyre. Largimi I fëmijëve në shkollën e propozuar, për më tepër në një zonë që mungojnë mjetet publike të transportit e vështirëson transportin e fëmijëve si për prindërit ashtu dhe për gjyshërit që janë të angazhuar me këtë gjë.
    • Ka një numër të caktuar prindërish që janë prindër të vetëm dhe largësia midis dy shkollave e bën të pamundur, nga ana logjistike respektimin e orarit si për në shkollë dhe në punë.
    • Zhvillimi i mësimit më 2 turne është i vëshirë si për fëmijën ashtu edhe për prindërit. Por, prindërit e kanë gjetur tashmë balancën për të bërë të mundur ecurinë sa më të mirë të fëmijëve të tyre. Transferimi i një prej fëmijëve në një shkollë tjtër, vetëm pak ditë para fillimit të shkollës prish ekuilibrat e vendosur përsa i përket edukimit të fëmijëve.
    • Në kushtet e vonesës së komunikimit dhe vendimmarrjes për këtë cështje, bëhet e pamundur që në rast mospërmbushje të pritshmërive apo mospranimit të një vendimit të mundshëm, të bëhej e mundur rregjistrimi në një shkollë tjetër, pasi rregjistrimet janë mbyllur.
    • Një nga cështjet më të rëndësishme që duhet të mbahet parasysh është sigurimi i ecurisë. Aktualisht, duke mos qënë në dijeni të plotë për propozimin, shqetësim është dhe ecuria e mëtejshme e studimeve nga klasa e 5-të e ne vazhdim. A do të rikthehen përsëri tek shkolla “Fan Noli” apo jo?
  • Trajtimi i shpejte i këtij problemi duke marrë parasysh nevojat e femijëve, nëpërmjet mundësimit të prezencës të një përfaqësie të prindërve gjatë diskutimeve për këtë cështje

Ndërsa përsa i përket femijëve duhet të mbahet parasysh se:

  • Një Vendim i tillë do të ishtë në kundërshtim me nenin 3 pika 1 dhe 2 të Konvetës së Fëmijëve ku thuhet:
  1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.
  2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe administrative përkatëse.

Ky vendim nuk është marrë duke patur parasysh interesin më të lartë të fëmijës pasi fëmija as nuk është pyetur dhe as prindëri i tij nuk është vënë në dijeni. Këta fëmijë të cilët janë ambientuar me shkollën prej 2, 3 apo 4 vjetësh dhe e kanë të vështirë dhe të pamundur të bëjnë një transferim të tillë duke i ndarë ata nga një ambient i konsoliduar tashmë dhe aq më tepër kur ata kanë motrat apo vëllezërit e tyre që mësojnë në të njëjtën shkollë me ta, pra shkollën “Fan Noli”.

  • Vendimi është në kundërshtim me nenin 28 pika 2 të Konventës së Fëmijëve ku thuhet:
  1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë.

Ky vendim nuk respekton dinjitetin e fëmijës pasi e trajton atë si send që mund të transportohet sa herë të duan institucionet për interesat e tyre pa konsideruar që ky fëmijë ka dinjitet, ka ndjenja, ka marrëdhënie shoqërore, ka identitet i përket një ambienti social të caktuar dhe duhet respektuar njësoj si cdo person tjetër.

Ne si prindër të fëmijëve nxënes të shkollës “Fan Noli” kundërshtojmë zbatimin e vendimit (nëse merret) për transferimin e fëmijëve të klasave të 2, 3, dhe 4 në mënyrë të padiskutueshme, dhe sugjerojmë që Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me prindërit dhe institucionet përgjegjëse të gjejë zgjidhje që nuk dëmtojnë rëndë interesin e fëmijës në përputhje me dëshirën dhe vullnetin e tyre dhe të kujdestarëve të tyre prindër apo të tjerë.

Ne si prindër dhe qytetarë taksapagues nuk do të lejojmë dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të siguruar që fëmijët tanë të mos lëndohen, të mos dëmtohen nga vendime të tilla arbitrare që nuk kosiderojnë fëmijën si identitet si qenie humane por si send dhe objekt pa dinjitet.

 

Ankues:         Prindër të fëmijëve të shkollës publike “Fan Noli”, qytetarë

Advertisements

1 comments on “Prindërit e nxënësve të shkollës “Fan Noli” peticion Ministrisë dhe Bashkisë: Mos na i transferoni fëmijët në shkollë tjetër.”

Leave a Reply