Po na vrisni zonja Rakacolli.

No comments

Nga Alma Bakalli

Incidenca e Insultit ne Tru (STROKE) ne popullsi eshte rreth 3% ne vit, dmth rreth 30000 raste ne 1 milion banore ose 90000 raste ne vit per nje popullsi me 3 milion banore sic eshte Shqiperia. 87% e ketyre raste jane te natyres ishemike , te cilet nese diagnostikohen ne kohe mund te trajtohen nga aplikimi i medikamentit Alteplaze, terapia e Trombolizes. Trajtimi me kete medikamet filloi prane QSUTse para 2 vitesh dhe nga ministri I asaj kohe u premtua qe kjo terapi do te shtrihej edhe ne rrethet e tjera te Shqiperise meqenese perfitimi nga aplikimi I ketij medikamenti arrihet vetem nese ky medikament aplikohet ne oret e para te shfaqjes se shenjave te ishemise ne tru.

Pas zgjedhjeve te qershorit, Ministrise se Shendetesise i eshte kerkuar nga disa spitale te rretheve te Shqiperise, te cilet disponojne skaner (si nje paisje e domosdoshme perpara aplikimit te ketij medikamenti) fillimi i trajtimit me te pacienteve me kete medicament, por Zv/Ministrja neurologia Mira Rakacolli e ka bllokuar kete nisme, me pretekstin se mjeket neurolog te rretheve nuk jane te afte per ta aplikuar kete terapi, nderkohe qe ne shtetet e tjera nje terapi e tille mund te aplikohet edhe nga mjeku i urgjences, mjafton qe ekzaminimi I skanerit pa kontrast te kokes te vendosi diagnozen e ishemise ne tru si dhe te mos kete kunderindikacione te aplikimit te ketij medikamenti.

Cmimi I ketij medikamenti varion nga 300 ne 600 dollare. Shumica e pacienteve qe vuajne nga kjo semundje ose vdesin ose mbeten per te gjith jeten te papralizuar. Shumica e personave te paralizuar perfitojne KEMP si invalid te plote duke marre nje shume rreth 150 dollare ne muaj/1800 dollare ne vit, situate e cila mund te vazhdoje per disa vite, nderkohe qe sikur te aplikoheshe mjekimi I duhur ne kohen e duhur, edhe shpenzimet e shtetit do te ishin me te pakta edhe vuajtjet e shqiptareve do te ishin me te vogla, nderkohe qe shpesh thone se shteti nuk ka fonde per te blere ilace.

Per aplikimin e kesaj terapie nevojitet vetem CT – Skaneri dhe nje shiringe elektrike, dhe ne te gjith spitalet qe keto dy gjera disponohen, kjo terapi duhet te aplikohet. Ne vendet e zhvilluara mos dhenia e ketij mjekimi tek pacientet eshte veprim neglizhence mjekoligjore I denueshem, dhe demshperblimi per nje pacient qe i ploteson kushtet e aplikimit te kesaj terapie dhe kjo terapi nuk i ofrohet nga spitali varion nga 1 deri ne 44 milion dollare, nderkohe qe ne Shqiperi keto paciente pervecse nuk demshpreblehen per mjekimin e gabuar, detyrohen te paguajne edhe ryshfete ne personelin e spitalit nga ato pak leke qe marrin nga KEMPi.

https://www.millerandzois.com/maryland-stroke-misdiagnosis-…

https://www.rossfellercasey.com/practice-are…/stroke-injury/

Medical Malpractice Lawyer Obtains $4 Million Settlement for Improper Treatment of Ischemic Stroke

https://brainlaw.com/medical-malpracti…/stroke-misdiagnosis/

Mira Rakacolli e cila jep vendimin per te vdekur apo per tu paralizuar rreth 90000 shqiptare cdo vit dhe nuk mban asnje pergjegjsi. Nje veprim i tille , bllokimi i mjekimit me trombolize, vjen ose se zonja ne fjale nuk ka njohurite e duhura se si behet ky mjekim, ose nuk deshiron qe te behet ky mjekim, meqenese sa per lek shteti ka, perderisa I kushtojne me shtrejte pagesa e KEMPeve te ketyre paciente invalide se sa ilaci qe I sheron.

Ne te dy rastet duhet tja leroje postin nje personi qe di dhe deshiron ta zgjidhe kete problematike madhore per shendetin e shqiptareve. Apo ndoshta se i intereson dikujt qe te vdesin me nje dore 90000 shqiptar cdo vit e kane perzgjedhur kete person, se ndoshta dike tjeter do e vriste ndergjegja dhe do ti shpetonte shqiptaret e pafajshem qe nuk e dine se ne c’bote e ne dore te kujt jane! Per rastin e vdekjes se nje pacienteje nga mungesa e medikamentit Dantrolen te cilin nuk e kishte, medicament qe perdoret 1 here ne nje milion paciente, nje mjek reanimator i ndergjegjesh, vrau veten – nderkohe Profesoresha e familjes Adams, Mira Rakacolli buzeqesh ekraneve te televizorit e qete pamvaresisht se e di mire qe po le te pakten 90000 viktima mes shqiptrareve cdo vit.

Perse nuk e ndalon njeri kete person qe me nje firme shkaterron jetet e 90000 shqiptareve cdo vit, apo se eshte gruaja e Perlat Kapisyzit, I cili perdor per show Sanatoriumin e Tiranes duke I dhene boje 3 here ne vit, nderkohe qe ne Shqipri ka vite qe nuk behet testi baze i Tuberkulozit – Mantuja dhe nderkohe qe tuberkulozi eshte duke bere kerdine neper Shqiperi, raportohen statistika fallco qesharake, perderisa nuk as mjeket qe punojne neper spitale nuk e kryejne testin Mantuse, te cilet mund ta marrin dhe tja transmetojne pacienteve kete semundje.

Ne vendet e zhvilluara nuk fillon pune dot ne spital pa patur kete test te kryer dhe qe te jene negativ. Nderkohe qe kostoja e nje testi te tille eshte minimale, ne spitalin e Sanatoriumit Shefqet Ndroqi, muret e patinuara dhe te lustruara bukur te spitalit i buzeqeshin me ironi pacientit tuberkular migjenian qe gjithnje e me shpesh kalon perball tyre.

Tuberkulozi nuk diagnostikohet apo trajtohet me boje hidromat doktor! Por meqenese imazhi ka me teper rendesi se sa thelbi per Z. Kapisyzi, ne kete spital kryhen 1500 koronarografi ne vit, por ne rast se semuresh me zemer dhe e ke shtepine ngjitur me murin e Sanatoriumit, ky spital nuk te trajton dot, sepse ketu bejne koronarografi vetem pacientet qe nuk jane te semure me zemer, ato qe jane te semure duhet te trajtohen ne QSUT. Ky fenomen rezulton sepse ne vitin 2017 nga 1500 pacient qe kane kryer nderhyrjen e koronarografise prane ketij spitali, vetem 10% e tyre kane rezultuar te semure me zemer, pjesa tjeter kane rezultuar normal, dmth rreth 1300 personave ne vitin 2017 I eshte kryer nderhyrje ne zemer prane ketij spitali kur nuk kane patur nevoje. Nje politike e tille shkakton shperdorim te fondeve te pakta qe disponohen per shendetesine, shkakton kosto emocionale per pacientin dhe familjaret qe duhet te firmosin nje flet-konsent para futjes ne keto lloj procedurash ku e marrin parasysh edhe vdekjen gjate koronarografise, si dhe pasojat shendetesore qe i kane ardhur nje perqindjeje pacientesh nga komplikacionet e ndryshme gjate nderhyrjes. Perse ky spital i mbyll deren nje pacienti me infarkt qe I vjen ne dere, dhe materialet qe do I perdorte per ti shpetuar jeten ketij te ziu, I konsumon per nje person qe nuk vuan fare me semundje zemre?

Ne cilindo shtet te Europes apo te Amerikes persona te tille si cifti ne fjale, do te lejoheshin te hynin ne spital vetem si pacient, nderkohe qe ne Shqiperine tone te mjere keta drejtojne shendetesine.

O pusht-etar, neser do jete nje familjar i juaji, nje shok i juaji qe do te pesoje ishemi ne tru dhe do vdesi, neser do te jete femija juaj qe ne shkolle/spital/autobus/restorant do te marri semundjen e tuberkulozit, neser mund te jete nje prind i juaji qe mund te vdesi nga Infarkti ne Zemer se nuk ju dha ndihma, apo do te kryeje nje operacion ne zemer kot se koti kur nuk kishte nevoje. E dime se jeni shum te zene duke vjedhur e nuk keni kohe te merreni me keto gjera te vogla, por po nuk u kujdeset per keto, as ato qe keni vjedhur nuk do ti shijoni dot.

Advertisements

Leave a Reply