Po na vrasin çdo ditë.

2 comments

Nga Renaldo Salianji

Po na vrasin me antenat. Me mishin nga Brazili. Me miellin nga Serbia. Me pulat nga Argjentina. Me qumështin pluhur, që pastaj bëhet kos dhe ne vrasim mendjen hahet apo pihet. Dje u zbulua një punishte tjetër që helmonte shqipëtarët me pije freskuese të falsifikuara. Po na vrasin me hashashin. Me ajrin me përqindjen më të ndotur në Europë.
Po na vrasin me ujin qe vjen era ashtu. Me karburantin. Me trafikun e çdo mëngjesi.
Po na vrasin me shëndetësi falas. Me çekape. Me konçesione. Po na djegin në spitale private.
I patë makinat si ishin bërë para ca ditësh kur ra një vesë shi. Nuk kisha parë ndonjëherë të binte baltë nga qielli. Më zuri shiu duke u kthyer nga shkolla dhe mu bë xhaketa sikur kisha pastruar oxhakun. Ja, siç ishin makinat atë ditë, ashtu i kemi mushkritë edhe ne, të gjithë.

Por ç’është më e keqja po na vrasin shpresën. Po na vrasin rininë me reforma në arsim për të pasuruar diplomoret buzë Lanës. Po na shurdhojnë rininë nëpër call centera. I patë si i trajtojnë? Si skllevër. Si kafshë. Dhe të shkretët nuk ngrejnë zë se ju duhen ato dy para për të paguar shkollën (shkollën, sa frëngu pulën) dhe për të ngrënë ndonjë vakt bukë. Dhe qeverriu mburret se ka hapur vende pune në call center.

Po na vrasin kulturën me Big Brothera, telenovela turke e Al Pazarë.
Po na vrasin të ardhmen me plehrat që duan të sjellin.

Po na vrasin lirinë e fjalës. Para ca ditësh i pushuan dy gazetarë nga puna për një status facebooku. Mbyllin televizione, ( Agoni). Pushojnë nga puna gazetarë (Alida dhe Artan Rama) se guxojnë të thonë të vërtetën.

Po na vrasin me sheshet, me kullat, me fasadat, që bëjnë çdo ditë për të kapur ndonjë lek.

Po djegin Biblioteka (ose i kthejnë në zyra bashkie për vete), Teatro, Pallate Kulture.
(Ka Bibliotekë Korça? Po pallat kulture? Po Teatër? )

Po na shplajnë trutë me lajme të montuara në zyra bashkie e qeverie çdo ditë.

Askush nuk i sheh këto. Sepse askush nuk ka kohë të meret me jetën e tij. Politika jo e jo.

Tallen çdo ditë me ne.
Bëjmë zgjedhje, nuk bëjmë zgjedhje.
Bëjmë vetting, nuk bëjmë veting.
Bëjmë Reformë në Drejtësi, nuk bëjmë Reformë në Drejtësi.

I keni parë si janë grumbulluar të gjithë nëpër komplekse vilash, bashkë me njëri-tjetrin, pasi fiken kamerat? Larg nga njerëzit e tjerë. Me roje dhe kamera sigurie. Dhe të gjithë i kanë fëmijët jashtë. E kanë ndarë vendin në kasta.

Dhe ata që nuk janë budallallepsur nga televizori, gënjeshtrat, fasadat. Nuk janë sëmurur nga uji, nuk janë helmuar nga ajri dhe antenat, nuk kanë vdekur nga ushqimi…vendosin të ikin. Sa më parë. Nga sytë këmbët, vetëm të shpëtojnë gjallë.

Në të tjerët rrimë duartrokasim. Presim si do vejë halli i zgjedhjeve, i vettingut, i çadrës, i presidentit, i Kavajës. Festjomë Ditën e Europës. Po ç’lidhje kemi ne me Europën?

Festojmë ditëlindjen e Skënderbeut. (Të vjetrit, jo të riut.)
Dhe na i kanë fajin të huajt që nuk na duan. Na i kanë me hile. Na i kanë fajin grekët, serbët, maqedonasit, turqit e djalli me të birin. Dhe hamë m** kot për Shqipëri të Madhe. Po shqiptarët? Ku do ti gjejmë shqiptarët për Shqipërinë e Madhe?

Advertisements

2 comments on “Po na vrasin çdo ditë.”

  1. Perf kombinasjon! Bare lurte pÃ¥ hvilken str du bruker til vanlig, og hvilken str. du har gernknes/ejolen i? Har ikke mulighet til Ã¥ fÃ¥ prøvd den før jeg kjøper den, da jeg mÃ¥ kjøpe den pÃ¥ nett. HÃ¥per pÃ¥ svar 🙂

Leave a Reply