Plani i Ramës: Të gjitha rrugët kombëtare me pagesë!

No comments

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit. Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.

Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi. Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro.

Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato./ Tch

Advertisements

Leave a Reply