Pergjigje Ambasadorit Anglez per Crown Agents.

One comment

I dashur Ambasador Nicholas Cannon,

Degjuam mesazhin qe na percollet dje neve si publik shqiptar nepermjet Njoftimit per Shtyp dhe thame t’Ju shkruanim dy rrjeshta.

Ne jemi nje popull, ne pergjithesi, servil ndaj te huajve, e kemi treguar kete gje me fjale dhe me fakte. Por Ju e dini tashme kete.
Per te qene te sinqerte, edhe dje, e nisem kundrimin e dialogimit ne distance mes jush dhe kryetarit te opozites me te njejten fryme servilizmi. Kjo e ndihmuar dhe nga fakti qe kur ishte ne pushtet kryetari i opozites, doganat shkonin bloze e zeze, keshtu qe te degjosh ate te beje moral ne kete pike eshte shume ironike. Eshte si te degjosh Borebardhen te ankohet nga maskilizmi, kur per vete ka zgjedhur te jetoje me 7 meshkuj…

ambasad angleze

E lexuam deklaraten tuaj rreth Crown Agents, ku me miresjellje na kerkonit ne shqiptareve qe te mos ta akuzonim se nuk po e ben mire punen dhe t’u referohemi vetem fakteve. Dhe te gjithe ne te Nismes thame “Po patjeter. Ja t’u hedhim nje sy shifrave. Eshte gabim kur flitet pa fakte.”

Por pasi i hodhem nje sy te dhenave nga dogana, na mbeti servilizmi ne gryke si hurme e papjekur.

Qe te bejme nje pakt fjale mes nesh, ne nuk do ta quajme histori korrupsioni. Sepse natyrisht nuk jemi duke folur per keta barbonat tane, ne qeveri apo gjyqesor (per ata si ne dhe ju e kemi ne maje te gjuhes fjalen korrupsion, te korruptuar, hajdute… dhe mire ua bejme se ashtu jane vertet), por jemi duke folur per nje kompani angleze. Dhe per kete arsye duhen ripare terminologjite. Prandaj ne menduam qe me gjithe elegancen e sharmit morfologjik qe nje eufemizem mbart, te preferojme ta quajme jo “histori korruptive” por “histori deshtimi te vullnetshem”. Shpresojme te kemi qene te drejte ne percaktim.

Po qe te kthehemi pak tek hurma e papjekur. Kur lexuam hesapet qe kishte publikuar Ministria e Financave per periudhen Janar-Maj 2015 , pame qe nga te ardhurat qe vijne nga Doganat dhe Tatimet, jemi mangut 11 miliarde Leke, ose rreth 60 milione Sterlina (i ke tek fotoja nenvizuar me te kuqe). Dhe vetem ne zerin e Akcizes, qe eshte ze ku performanca e Crown Agents ka ndikim te drejteperdrejte, na mungojne 4.5 miliarde leke, ose 24 milione Sterlina (tek fotoja e kuadratuar me vije te kuqe).
Dhe te mendosh qe me vetem 10% te kesaj shume qe na mungojne nga Akcizat, rreth 500.000 pensioniste nuk do te torturoheshin me neper rradha sportelesh per te terhequr pensionin ne 40 Grade Celcius, sepse Qeveria do t’ua conte me poste pensionin shtepi me shtepi. Dhe kjo eshte vetem nje gje, sepse me aq para mund te ishin hapur 100 Km superstrade, apo te ishin ndertuar 7 Spitale te reja, apo 70 shkolla te reja. E keto do te hapnin 2-3000 vende pune, ato vende aq te dashura per ne shqiptaret, vende pune qe do na mbanin ketu e nuk do t’ju dyndeshim ne dyert e shtepive tuaja per t’ju kthyer ne hall.

thurje

E pra kjo ka ndodhur tashme dhe pyetja qe ne na lind natyrshem eshte – Cfare do te benin ne Angli, sikur nje kompani e kontraktuar, sic kontraktuam ne Crown Agents, do te performonte sic performoi Crown Agents? Nuk besoj se do ta kishit kaluar thjesht me disa biseda elegante prane nje kupe caji. Sepse populli juaj nuk i kalon aspak elegantshem padrejtesiste. Historia e ka treguar kete.
Dhe ne rastin konkret i dashur ambasador, jemi perballe nje padrejtesie. Kur u firmos kontrata me kompanine ne fjale, u premtua se te ardhurat ne dogana do te rriteshin, se korrupsioni do te merrte fund e se mallrat kontrabande do te ishin nje histori e te shkuares. E pra kjo nuk po ndodh. Doni ta faktoni? Shkoni ne nje pike ku shiten cigare dhe kerkoni Malboro greke. Do t’jua shesin per 600 leke. Eshte kontrabande…
Shikoni dhe hidhni nafte ne nje pike karburanti me emra njerezish rruges per Fier, Librazhd,Vlore, Shkoder apo per Lac dhe do ta bleni me 155-165 leke/litri. E pra eshte kontrabande (cfaredo qe te jete, se ate vetem Diesel nuk mund ta quash, por cfaredo qofte eshte kontrabande)
Prandaj mungojne ato te shkreta para. Prandaj na u mblodh servilizmi si lemsh ne gryke e na beri t’Ju shkruajme keto fjale.

Duke ju falenderuar per durimin qe treguat kur lexuat keto rrjeshta,

Me respekt

Nisma Thurje

Advertisements

1 comments on “Pergjigje Ambasadorit Anglez per Crown Agents.”

Leave a Reply