Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH është politikë e keqe.

No comments

Nga Klodian Tomorri

Shkencerisht, heqja e pragut te TVSH eshte politike e keqe.

Argumenti se shtrirja e tvsh-se ne te gjithe zinxhirin e qarkullimit te mallrave mbyll shtigjet per evazion, teorikisht qendron. Por serish, heqja e pragut te tvsh-se eshte politike e keqe.

Perfshirja e bizneseve te vogla ne skemen e tvsh-se e shnderron ate ne nje takse regresive. Arsyeja eshte e ashtuquajtura compliance cost. (Kesaj eshte e veshtire t’i gjesh nje term ne shqip, por per te dhene nje ide compliance cost eshte kostoja e permbushjes se nje detyrimi ose kosto e te qenit ne rregull me ligjin, ne kete rast kostoja administrative e pageses se takses).

Bizneseve me xhiro nga 0-25 mije dollare ne vit, kostoja e permbushjes tatimore u merr 10-18 per qind te xhiros vjetore. Per bizneset me xhiro mbi 100 mije dollare ne vit compliance costs zene vetem 1 per qind te xhiros. (Burimi, FMN)

Pikerisht natyra regresive e kostos se vetpermbushjes nenkupton se pragu me i mire i tvsh-se nuk eshte zero. Por ku duhet vene ky prag? Sa duhet te jete kufiri i xhiros, nen te cilin bizneset duhen perjashtuar nga skema e TVSH-se?

Nuk ka nje kufi te percaktuar one size fits all sepse kjo varet nga tre faktore. Niveli i administrates, kostoja e permbushjes dhe perfitimi social neto nga te ardhurat qe mblidhen nga taksa. (Burimi FMN, The modern VAT, Ebrill and others 2001)

Keto jane kostot nga krahu i bizneset. Por perfshirja e te gjitha bizneseve ne tvsh ka kosto edhe per administraten.

Ka nje rregull te pashkruar ne sistemet fiskale, qe mban thuajse ne cdo vend. Statistikisht, 70 per qind e te ardhurave tatimore qe mbledh nje shtet ne buxhetin e tij, vijne nga vetem 1 per qind e bizneseve.

Keto jane korporatat e medha. Bizneset e vogla, ndonese zene 80-90 per qind te numrit total te bizneseve, japin vetem 10 per qind te te ardhurave tatimore. (Burimi Micheal Keen, FMN fiscal department)

Pra administrates do i duhet te kontrolloje 90 per qind te bizneseve per te mbledhur 10 per qind te te ardhurave.

Dhe sigurisht, pertej ketyre dy argumentave shume te forte, eshte dhe nje tjeter jo me pak. Dimensioni social. Ne sakrifikojme disa te ardhura nga taksat, per te marre ca vende pune me shume, qe zbusin varferine.

Ka nje arsye se pse shumica e vendeve, perfshire ato me te zhvilluarat me administrate tatimore shume eficente, nuk i perfshijne te gjitha bizneset ne skemen e tvsh. Perjashto disa shtete, te cilat nuk jane model i mire i administrimit fiskal, si Greqia apo Spanja, te gjithe vendet e tjera fillojne e zbatojne tvsh-ne nga mbi nje prag xhiroje qe luhatet nga 20 deri ne 100 mije euro.

Megjithate ky eshte nje debat i gjate me argumenta dhe kunderargumenta. Por serish, shkencerisht ekuilibri optimal i pragut te tvsh-se nuk eshte zero.

Leave a Reply