Per tregtaret “ligjin”, per Sheiket e naftes “Maliqin”

No comments

ME HILE!

Lexoni tek fotoja me poshte. Aty eshte shkeputur nje pjese nga disa ndryshime ligjore qe jane miratuar ne komisionin e ekonomise ne ligjin per akcizat.
Dhe kush eshte hileja tek ky propozim?

Nese vini re, ne ndryshim nga Ligji per procedurat tatimore qe i mbyt bizneset e vogla dhe te mesme me gjoba marramendese deri ne 100 milione Leke, tek ky ligj, ku diskutohet evazioni fiskal ne fushen e importit dhe tregetimit te naftes (posacerisht markimi i naftes), Qeveria cuditerisht qenka treguar shume zemergjere me ndeshkimet.

Ne ndeshkimet e ketij ligji, cuditerisht, Qeveria ka zgjedhur te zbatoje parimin e proporcionalitetit.
Nese kapesh heren e pare ndeshkohesh me gjobe qe eshte sa 2-fishi i mases se detyrimeve fiskale qe i jane fshehur shtetit.
Heren e dyte me 3-fishin e vleres.
Heren e trete me 5-fishin e vleres.

Pra per tregetaret e vegjel dhe te mesem gjobat jane arbitrare, 5 milione leke apo 100 milione leke.
Ndersa per keta “sheiket” gjobat jane proporcionale. 2-fish apo 3-fish.

Pra, si per te na e forcuar bindjen e deri tanishme, Qeveria vazhdon ne traditen e sa per te qene e ashper me te vegjelit dhe lepirese me “sheiket”.

12370933_398272133715294_7410548690749552844_o.jpg

Advertisements

Leave a Reply