Nje dite keqardhjeje.

No comments

 

Keqardhje per varferine, mjerimin dhe mungesen e shpreses qe po jetojme. Sot ne shesh ishin dhjetra mijera Shqiperi, me miliona halle me vete.
Shqiperi qe po lengojne mes varferise, mjerimit, harbuterise, hajduterise, mashtrimit, frikes, denigrimit, paskrupullsise e padrejtesise.
Dhe per kete nuk mund te ndjesh vec keqardhje.

Keqardhje per shpirtin civil qe mungon.
Per nje shoqeri qe gjithmone eshte e gatshme te jape me qera pjese te identitetit te saj per ambicjet e udhetarit politik te rradhes, por qe asnjehere nuk gjeti forcen te krijoje nje te plote per veten e vet.
Qe me justifikimin e frikes, mungeses se vetebesimit, reminishencave te te kaluares e te tjera si keto, mbyll syte me gishtat hapur dhe i fsheh vetes realitetin.
Politika eshte nje ekip.
Shoqeria eshte ekipi tjeter.
Dhe keto te dyja qendrojne perballe njera tjetres, jo perkrah.
Nese nje shoqeri deshiron te prosperoje, duhet t’i qendroje perballe politikes.
Nese i qendron perkrah, atehere ajo nuk eshte me shoqeri, eshte thjesht formacion elektoral.

Keqardhje per menyren sesi perfundojne zakonisht protestat politike. Keqardhje qe gjithmone, ne mes te dhjetra mijra vetave gjenden pak-qindra persona qe kane nje axhende tjeter, ndryshe axhendes popullore te protestes. Dhe qe gjithmone ia dalin ta njollosin revolten.

Keqardhje qe neser nuk do te kujtojme propozimet e opozites per nje qeverisje me te mire. Nuk do te diskutojme variantet ndryshe te zgjidhjeve qe ajo ofron per hallet tona. Neser do kujtojme nje grusht njerezish qe ende mbas 25 vitesh nuk kane kuptuar se bunkeret e betonit nuk shkaterrohen duke u vene zjarrin.

Keqardhje qe Kryeministri ben moral per dhunen ndaj institucioneve, nderkohe qe per vete ne opozite ka qene edhe me i dhunshem se kaq.

Keqardhje qe qeveria zgjedh te injoroje protesten e dhjetra mijera qytetareve dhe merret me tymin idiot te bunkerit.

Sot ishte nje dite keqardhjesh.
Si shume prej diteve te viteve te fundit.

 

Advertisements

Leave a Reply