Në Bulqizë fëmijët shfytëzohen në miniera për 100 lekë në ditë. E zbulon media italiane.

No comments

Emisioni Le Iene ka shfaqur dje një dokumentar të shkurtër mbi Bulqizën. Gazetarët kanë shkuar në disa familje dhe kanë biseduar me banorët dhe fëmijët duke zbuluar se shumica e tyre e kanë braktisur shkollën për të punuar në minieratt e kromit. Cdo mëngjes fëmijët zgjohen dhe ngjisin një mal të lartë dhe shpenzojnë gjithë ditën duke rrëmuar me duar në pirgjet e gurëve për të gjetur mineral kromi të pastër. PAsi mbushin thasët, zbresin rrugën e gjatë me to në krah dhe ia shesin për 10 lekë kg, një personi I cili pasi I mbledh I con në Durrës të grosistët e mëdhenj. Një ditë pune raskapitëse për këta fëmijë u sjell rreth 100 lek përfitim.

Shiko dokumentarin më poshtë:

 

http://www.video.mediaset.it/video/iene/puntata/martinelli-bambini-lavoratori-che-aiutano-la-famiglia_771058.html

 

 

Advertisements

Leave a Reply