Ndërton shkallët e parkut për 550usd duke sfiduar projektin 65.000usd të Bashkisë!

No comments

Një parku në Toronto i mungonin shkallët dhe kjo ishte kthyer në burim aksidentesh për të moshuarit që e frekuentonin. Këshilli bashkiak kishte vendosur ti ndërtonte ato duke shpallur një projekt dhe tender prej 65.000 usd.

Adi Astl, një mekanik në pension, pasi dëgjoi për projektin e Bashkisë pati një ide më të mirë. Ai foli me komunitetin dhe pasi ranë dakord zhvilloi vetë një projekt për shkallët i cili kushtonte vetëm 550 usd.

Mbasi mblodhi paratë nga të gjithë anëtarët e komuniteti ai punësoi një njeri të pastrehë dhe së bashku brenda një jave arritën të ndërtonin shkallët dhe ta zgjidhnin problemin.

Kryetari i Bashkisë e falenderoi dhe urdhëroi që projekti i vjetër të rishikohej dhe të bëheshin modifikime mbi projektin e Adit për ti bërë shkallët e tij edhe më funksionale.

Advertisements

Leave a Reply