Na marrtë lumi me gjithë konçesione!

No comments

Nga Pano Soko
Çfarë do të ndodhë është që përmbytja e rradhës do të vijë pa u mbyllur mirë muaji. Jam shumë i sigurtë për këtë. Sepse qeveria jone ëdhe pas vitit të tretë rradhazi me përmbytje katastrofike, ende nuk e ka ndarë mendjen ta shikojë fatkeqësinë natyrore si një risk i nivelit të parë.
E dini që qeveria ka parashikuar në 2018-ën për gjithë republikën vetëm 4 milionë Euro buxhet për investime në bonifikim dhe kullim ujrash? Domethënë për të parandaluar përmbytjet në gjithë Shqipërinë do të investohen 4 milionë Euro. Ndërkohë që vetëm inceneratori imagjinar i Fierit dhe koncesionari i tij do të marrin 5 milionë Euro, ose 1 milion Euro më shumë se gjithë investimet e parashikuara në parandalimin e fatkeqësive. Ky i pari ekziston vetëm neë letra, teksa përmbytjet janë një realitet i dhimbshëm e i peëërvitshëm. Ndërsa gjithë konçesionet do të kushtojnë 70 milionë Euro. Si mundet që një vend si Shqipëria, me frekuencën që kanë rreshjet dhe përmbytjet, të parandalojë fatkeqësitë me 4 milione Euro investime të parashikuara?! Më mirë ta lëmë të gjithën literalisht në dorë të Zotit, sesa bëjmë gjoja sikur investojmë.
Përmbytjet do të rikthehen sa herë që të ketë reshje normale pasi mbi 65 për qind e rezervuarëve në vend u ka mbaruar cikli. Nga 626 digat ekzistuese në vend, 410 prej tyre janë të amortizuara dhe duhen meremetuar me patjetër. Ministria e Bujqësisë llogarit që në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione. Të gjitha këto të dhëna tregojnë që rreziku i fatkeqësive të mëdha rrinë mbi kokën e shqiptarëve si shpata e Demokleut. Duhen marrë masa urgjente!! Trajtimi i argjinaturave, ujëmbledhësve, digave, hidrovoreve është i një rëndësie parësore. Qeveria të bëjë urgjentisht një rishikim të buxhetit me qëllim dhënien e një fokusi më të madh parandalimit të fatkeqësive natyrore. Në të kundërt nuk do të jetë e largët dita kur lumi të marre Shqipërinë me gjithë buxhet.

Leave a Reply