Mes jetës dhe estetikës.

No comments

Nga Nisma Thurje

Kjo familje del cdo ditë dhe var te muri këto rrobat të cilat I blen më lirë të tregu. Shumë ditë nuk shesin asgjë, por ndonjë ditë edhe kanë fat. Fitimi I tyre mujor nuk e kalon pagën minimale. Asnjë të mos ushqejë iluzione, kjo familje thjesht mbijeton. Nëse nuk bën këtë, ajo nuk ka asnjë alternativë tjetër. Nëse nuk bën këtë, me siguri kryefamiljari ose do të detyrohet të shndërrohet në kriminel, ose do të vrasë veten nga depresioni. Emigrimi për disa njerëz nuk është më opsion për shkak të moshës.

Erion Veliaj nga krahu tjetër ka vendosur që ti pastrojë rrugët nga këta njerëz. Ti trajtojë ata si një e keqe e cila shëmton fasadën e qytetit dhe e bën atë të duket jo Europian. Nuk I intereson sëse kryefamiljari mbet pa punë, pa ushqim, pa alternative. Veliaj do rrugën estetike. Mes estetikës dhe jetës Veliaj zgjedh estetikën.

Ne zgjedhim jetën. Ne besojmë se detyra themelore e shtetit është të garantojë jetën e qytetarëve të vet. E nëse nuk ka mjaftueshëm alternative punësimi, atëherë vetëpunësimi si model nuk duhet ndaluar por përkundrazi duhet promovuar. A e shëmtojnë lagjen këta njerëz? Po. Por a është bukuria e lagjes më e rëndësishme se jeta e kësaj famijeje? Absolutisht jo!
Ndaj ftesa për të gjithë ata që me passion mbrojnë aksionet e policisë bashkiake është të ndalen pak dhe reflektojnë. Sepse me brohorimat e tyre janë duke dënuar me vdekje familje të tëra. Dhe nuk e ekzagjerojmë kur themi me vdekje. Kush del në shesh, nuk del nga qejfi, as që të bëhet I pasur. Del për mbijetesë. Duke ja hequr këtë mundësi, I heq mundësinë e mbijetesës. Pra e dënon me vdekje!

Advertisements

Leave a Reply