Mbas dy muaj protestash, qeveria tërhiqet. Fitore për banorët e Verrisë!

No comments

Qeveria është tërhequr përfundimisht nga projekti i djegies së plehrave në fushat bujqësore të Verrisë. Në një dalje për mediat, Armando Subashi, Kryetari I Bashkisë së Fierit njoftoi se projekti është anulluar dhe se asnjë leje nuk ishte dhënë dhe as do të jepej për vazhdimin e tij. I gjithë diskutimi, sipas tij, për menaxhimin e plehrave në këtë qark do të shtyhet për periudhën mbas zgjedhore, ku qeveria do të angazhohet në një komunikim më të gjerë dhe transparent me banorët.

Përpara dy muajsh, situata dhe deklaratat ishin komplet të ndryshme. Qeveria jo vetëm që ishte përgatitur për ta ngritur impiantin, nëpërmjet firmosjes së marrveshjes koncesionare, por edhe kishte lëshuar një VKM e cila synonte shpronësimin e tokës bujqësore me synim ngritjen e impiantit pa asnjë konsultim me banorët.

Kjo lloj arrogance u prit me protesta nga banorët e Verrisë, të mbështetur nga Nisma Thurje, të cilët gjatë këtyre dy muajve kanë protestuar te vendi ku do ndërtohej impianti, kanë bllokuar disa herë rrugën kombëtare, kanë protestuar para Bashkisë Fier, kanë marshuar në këmbë drejt Fierit. Mbi 30 persona janë procedurar penalisht nga policia për pjesmarrje në protesta të jashtëligjshme si edhe shumë familje janë kërcënuar. Mbasi dështuan që të frikësojnë apo përcajnë banorët dhe duke u përballur me një rezistencë paqësore shembullore nga ana e tyre, qeveria është tërhequr duke anulluar projektin.

18057710_592388807636958_6540597992141259828_nUntitled-7

Leave a Reply