Matt Damon: Bindja civile eshte problemi

No comments

Matt Damon ka bere nje deklarate te forte ne nje konference e cila fliste per Mosbindjen Civile. Me poshte  disa citate te fjalimit te tij.

“E filloj me supozimin se bota eshte kthyer koke-poshte. Se gjerat jane te gjitha gabim” e fillon fjalimin e tij te fuqishem aktori dhe shkrimtari Matt Damon duke ju bere thirrje njerezve qe te vene para pergjegjesise dhe te tregohen dyshues karshi autoriteteve.

“Njerezit e gabuar jane ne burg dhe njerezit e gabuar ndodhen jashte burgut. Pasuria eshte shperndare tashme aq keq sa qe nuk kerkon thjesht nje reforme te vogel por nje rishperndarje drastike. Gjithcka duhet te bejme eshte ti hedhim nje sy botes se sotme dhe do e shohim se sa koke-poshte eshte ajo. Nese shikoni Tv ju ben te mendoni se bota eshte ok, por kur bini ne kontakt me realitetin tmerroheni”

“Ka njerez qe mendojne se mosbindja civile eshte nje problem. Nuk eshte ai problemi yne. Problemi yne eshte bindja civile. Problemi yne eshte sasia e madhe e njerezve ne bote te cilet i binden diktatit te qeverive te tyre. Me miliona vdesin per shkak te kesaj bindjeje. Shikoni Gjermanine naziste. Hitleri nuk ishte problemi, por njerezit qe ju binden atij verberisht. Njerezit ju binden. Kjo eshte gabim. Njerezit duhet ta sfidonin ate, duhet te benin rezistence.

“Shteti ligjor shpesh e maksimizon padrejtesine. Shteti ligjor shpesh behet dashnorja e liderave dhe flama e popujve. Duhet te fillojme ta shohim ne sy kete realitet. Ajo cfare duhet te bejme eshte ti rikthehemi parimeve, qellimeve dhe shpirtit te Deklarates se Pavaresise. Shpirti eshte rezistence ndaj pushtetit ilegjitim”.

“Mbi te gjitha, ajo qe duhet te bejme eshte te pushojme se pergjigjuri thirjes se te korruptuarve, liderave genjeshtare te cilet na nxisin ne konflikt kunder njeri tjetrit per kauza te cilat nuk jane aspak ne interesin tone por vetem ne te tyre. Konflikte nga te cilat ne vetem humbasim e ata vetem fitojne”.

022084-matt-damon

Advertisements

Leave a Reply