Malziu, fshati “miliarder” që nuk ka rrugë, ujë e punë.

No comments

Kromi dhe Malziu..!
Pas shfrytezimit dhe degradimit total te lendes drusore, tani radhen e ka nje tjeter pasuri e Malziut. Kromi!
Kromi ne Kalimash te njesise administrative Malzi eshte zbuluar per here te pare nga Italianet para luftes se dyte boterore dhe me mjete primitive filluan grumbullimin e tij. Pas perfundimit te luftes ne 1946 miniera e Kalimashit u shtetèzua dhe ne vitet 50 erdhen gjeologe Rusè te cilet zbuluan se sasia e kromit ne kte zone eshte me miliona ton. Erdhen dhe iken shume Italiane,Ruse,Kineze,Kanadeze,Turqe,Austriake..
Erdhi dhe Kryeministri Edi Rama ne 2015 i cili inaguroj fabriken e re te konçesionarit Turk dhe premtoj 300 vende te reja pune, shumica nga zonat per rreth.
Ishte edhe sot kryeministri yne perseri ne nje distance 1 kilometer larg atij te 2015 beri perseri inagurimin e fabrikes se re EUROCROM.. Premtoj perseri vende te reja dhe punesime te banoreve te zones. Kryeministri harroj te bente nje gjiro tek fabrika e inaguruar e 2015 te takohej me puntoret e punesuar. Mgjth po i themi qe ajo fabrike eshte boshatisur qe prej 1 viti e ca per arsye qe nuk dihen dhe nuk na interesojne. Por cfare na intereson ne si krahine e Malziut?
Kur çmimi i kromit ka arritur shifrat me te larta ne histori mbi 300 $/ ton cfare kane perfituar banoret e Malziut?!
Asnje fshat i Malziut nuk ka 1 kilometer nje rruge te asfaltuar.
Asnje fshat nuk ka nje llambe per ndriçim ne rruge.
Gjysma e fshatrave te Malziut vuajne per ujin e pijshem edhe pse ka burime uji sa te duash.
Gjysma e fshatrave te tjere kane nje sistem tejet te amortizuar te ujit te pijshem.
Kabina elektrike ne qiell te hapur.
Shtylla elektrike te kalbura qe nuk mbajne dot veten e tyre.
Sistem vadites tejet te amortizuar qe mirembahet nga banoret.
Fshatra qe skane uje vadites per tokat e tyre edhe pse uje ka sa te duash.
Çerdhet jane harruar me kohe.
Investime ne pyje zero, asnje siperfaqe e pyllezuar nga ajo e shfrytezuar.
Bujqesia lengon me çmimet e kripura te plehrave, plugimit, frezimit. Subvensione zero,
Blegtoria gjithashtu ne zhdukje,bletarine e terboj hashashi,
Asnje shkolle apo kopesht te ndertuar. Asgje!
Inagurohen fabrikat ne Malzi me njerez te importuar, asnje banor i zones nuk ndodhej i pranishem.
A nuk eshte kromi nje pasuri edhe e Malziut, apo banoret e kesaj zone duhet te presin e percjellin thjesht te huajt qe vijne per te shfrytezuar pasurite e tyre?!
Malziu nuk eshte vetem per tu shfrytezuar, por dhe per te investiuar!
18010894_720354768147337_7246160224109529802_n.jpg

Advertisements

Leave a Reply