Lufta ndaj të varfërve. Arrestohet sepse gërmonte në kazanin e plehrave.

No comments

Lufta për të përqëndruar cdo qindarkë në duart e pak oligarkëve sa vjen dhe bëhet më e ashpër për ata të cilët duan të mbijetojnë në Tiranë.

Sot një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë në hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme. E kjo ka ndodhur në zonën e liqenit artificial.

“Në rrugën “Anton Ashta”, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore për SYRI.net, që pasi kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë për ta proceduar në gjendje të lirë.

Advertisements

Leave a Reply