Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë cdo vit, por lagja ime rri njësoj.

No comments

Nga Ledjo Pisha

Kjo ne foto eshte nje lagje ne qytetin e Elbasanit. Gropat duhet te shpallen monument kulture sepse me siguri kane aty qe ne vitin 1960. Edhe ato bimet te cilat kane dekada qe kacavirren ne ato shtepite qe kurre nuk kane pare me nje fytyre punetori qyshkur jane ndertuar, duhet te studiohen nga botanistet. Ndoshta mes tyre gjallon ndonje insekt i lashte. Cdo mengjes zgjohemi dhe cdo mbremje ngrysemi me kete pamje dhe gjate gjithe dites degjojme e lexojme nje mal me pallavra per Shqiperine e Rilindur apo Republiken e re. Te vjen te vjellesh nga neveria, te shperthesh nga inati, te ikesh naten nga merzia. Bashkia fle gjume ka vite e po ashtu edhe pijanecet e mejhanes me 140 anetare. Flene kur vjene puna per hallet tona, se per te tyre e bejne naten dite. E ne, nje popull i rrudhur dhe i plakur para kohe, i degjojme dhe shpresojme. E sa me shume shpresojme aq me shume kuptojme se e vetmja gje qe ndryshon ne kete vend me kalimin e viteve eshte llogaria bankare e politikaneve. Ajo rritet dhe fryhet, por lagja ime rri njesoj. Lagja ime e shkrete nuk ndryshon. Ndoshta nje dite Hollywood do ta zbuloje kete lagje dhe do ta shpalle studio per filma historike. Deri atehere, gropat do zmadhohen, kacavjerreset do ngjiten me lart dhe ne do vazhdojme te lexojme lajmet me Shqiperite qe ndryshojne vetem ne televizor.

Advertisements

Leave a Reply