Lironi Kastriotin, arrestoni politikanët!

No comments

Lironi Kastriotin, arrestoni politikanët!

 

Nga Nisma Thurje

A e arrestoi njeri Sali Berishën kur armatosi militantët e PD në vitin 1997? Po Fatos Nanon kur armatosi pjesën tjetër të vendit? Po Edi Ramën kur bëri thirrje për demonstrata të dhunshme në 21 Janar? Po Metën kur i quajti protestuesit kokëpalarë? Po Bashën kur bëri thirrje për heqje zvarre, thyerje xhamash e shpim gomash?
Jo!
A e arrestoi kush Mero Bazen për mijera shkrime urrejtje nxitëse herë për llogari të PD e më vonë të PD, sipas borderosë? Po Spartak Ngjelën? Po Fahri Balliun? Po Carlo Bollinon apo analistët e tjerë vrerëhedhës me pagesê?
Jo!
A i arrestoi njeri kompanitë që shesin krundet për miell, qumësht të skaduar, mish të helmuar, fruta të fryra me hormone?
Jo!
A i arrestoi kush pronarët e karburanteve që shesin lëng të përzier i cili na mbyt përditë e na shkatërron makinat? Po ata që i furnizojnë? Po ata që i lejojnë?
Jo!
A i arrestoi kush ata që shfrytëzojnë si kafshë minatorët e Bulqizës të cilët vdesin para kohe? Po ata që shkatërrojnë shtëpitë në Zharrëz dhe sëmurin fëmijët me helmet që clirojnë? Po vrasësit e Elbasanit që shfrytëzojnë Metalurgjikun?
Jo!
Lirojeni pra Kastriot Myftarajn se rradha e terrorristëve është e gjatë.
Arrestoni terroristët e vërtetë!

“Nuk jam dakord me atë që thua, por do luftoj deri në vdekje që ti të kesh të drejtën dhe lirinë për ta thënë”
Voltaire

Leave a Reply