Linda Rama, një bankë, dy hebrenj, Rusia dhe shumë miliarda! Pak dritë mbi ABI Bank.

No comments

Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, së bashku me politikanë të huaj në këshillin e administrimit të një banke të kontrolluar nga burime të dyshimta investimesh në një parajsë fiskale, të menaxhuar nga një financier me interesa mbizotëruese në Rusi?

Është një histori që nis nga shumë larg dhe që është e vështirë të kuptohet se ku po shkon.

Në vitin 2014, Credite Agricole, si pasojë e një situatë të rrënuar financiare, shiti degën e saj shqiptare, të cilin e kishte blerë disa vjet më parë nga Emporiki, banka greke e kontrolluar prej saj.

Credit Agricole e Shqiperisë u ble nga kompania Tranzit shpk, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2009 dhe e autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitet financiar, leasing dhe faktoring, blerje kredish të këqia dhe veprime të tjera të ngjashme.

Tranzit shpk është në bashkëpronësi me nga 50 për qind të dy fondeve të investimit, NHC Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI L.P., të regjistruara në Ishujt Kaiman, çfarë e bën të pamundur njohjen e idenditetit të pronarëve të fondeve.

Më 12 maj 2015, Tranzit firmosi marrëveshjen për blerjen e Credit Agricole. Në momentin e blerjes i gjithë kapitali i kompanisë ishte rreth 1,3 milionë euro, ndërsa ai i Credit Agricole gati 55 milionë euro. Nga bilancet e dorëzuara në QKR nga Tranzit ka deklaruar të ardhura rreth 300 mijë euro në vit.

Menjëherë pas marëveshjes, dy fondet në pronësi të Tranzit i shesin për një shumë prej 390 mijë euro 30 për qind të kuotave të tyre Andi Balltës—një shqiptar me pasaportë amerikane—administrator i Tranzit që nga themelimi i saj.

NHC Kapital

Dy fondet aksionere të Tranzit janë të regjistruara në Gran Kaiman dhe administrohen të dyja nga NHC Capital Inc. një shoqëri amerikane administrimi kursimesh, në pronësi të dy kunetërve Moris Tabacinic dhe George Rohr. Të dy, hebrej amerikanë, morën pjesë në vitin 1991 në privatizimet e rëndësishme në Rusi dhe më pas ndërtuan një sistem fondesh të specializuara në Rusi dhe në vendet e Lindjes, të cilat administrohen direkt nga Moska.

Sistemi deklaron se administron 25 fonde private me vlera të barabarta që veprojnë në gati të gjithë vendet e Lindjes, dhe që kontrollojnë të paktën dy banka në Ukrainë dhe Rumani, me një vlerë të përbashkët të aktiveve për të gjitha fondet e barabartë me 3,4 miliardë dollarë.

Edhe pse NHC Capital Inc është e regjistruar në entin regullator financiar, SEC, si administrator i fondeve të investimit, por fondet dhe e gjithë struktura janë të regjistruara në Kaiman ose në ndonjë nga vendet lindore, pra nuk i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve amerikane.

Dega kryesore vepruese e NHC Capital Inc është në Moskë nën emrin NHC Capital Real Estate, që rezulton të jetë një lloj shoqërie e administrimit të kursimeve ruse, pra administron fonde investimesh dhe deklaron të paktën tre fonde të krijuara në fillim të viteve 2000 dhe tashmë të mbyllura, për një shumë të përgjithshme prej 1,8 miliardë dollarë. Shembujt e investimeve të realizuara nga këto fonde të NHC-së, të paraqitura në faqen zyrtare, duket se nuk e justifikojnë këtë vlerë të lartë të pretenduar nga NHC.

Blerja e bankës

Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së Credit Agricole tek Tranzit shpk, emërohet bordi i ri i bankës, dhe ajo riquhet Banka Amerikane e Investimeve sh.a. Më 17 tetor 2015 Bankës e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek Tranzit shpk.

Presidenti ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario—84 vjecar italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë, dhe më herët drejtues i ING Italia. Drejtori Ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish KPMG Shqipëri), Mark Crawford (President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Shtutgardë, i martuar me një aktore shqiptare.)

Më 24 dhjetor 2015 kapitali i bankës u rrit nga 52 në 56 milionë euro duke dhënë edhe një borxh të marrë më përpara nga Credite Agricole. Asnjë lëvizje tjetër financiare mbi kapital nuk është e regjistruar deri më sot, dhe e njëjta gjë edhe për kompaninë Tranzit shpk, e cila ka mbetur me kapitalin e saj fillestar prej 1,3 milionë euro.

Më 17 janar 2016, Banka e Shqipërisë miratoi dy këshilltarë të zgjedhur vetëm 10 ditë më parë më 7 janar 2016 të cilët janë Lindita Rama—shqiptare, bashkëshorte e Kryeministrit Rama—dhe Richard Lukaj shqiptaro-amerikan i lindur në Itali. Çuditërisht emërimi i tyre regjistrohet në QKR vetëm në fund të shtatorit 2016. Në vend të Roncharit, dorëheqja e papritur e të cilit u miratua më 20 tetor 2016, presidente bordi u emërua Kathryn Swintek—amerikane, e pranishme në shumë borde të fondeve dhe kompanish, me të shkuar në BNP.

Prania në këshill e Rezzo Schlauch dhe lidhja me Rusinë, sjell skemat tipike të rrethit të Fondacionit Soros, që në fakt shumë blogje gjermane ia mveshin Zotit Schlauch, Zoti Bodo Hombach, Zotit Michael Stainer dhe politikanëve të tjerë gjermanë të së majtës jeshile, që kanë kaluar në misione diplomatike dhe financiare delikate në Ballkan.

Banka ABI merr menjëherë shumë çmime “institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk duket se ka zhvilluar ndonjë biznes të madh, duke parë që nga blerja e bankës vetëm të ardhurat janë rritur me 63 milionë euro, pothuajse me 50 për qind, ndërsa çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar.

Sipas informacionit të publikuar nga uebi i NHC-së, banka ABI mund të veprojë edhe si depozitë për fondet e kontrolluara nga NHC. Dhe kjo mund të shpjegojë rritjet e papritura të rë ardhurave, duke pasur pronësinë e bankës drejton drejt saj likuiditetin e fondeve që administron.

Pikat e dyshimta

Struktura e kontrollit të bankës ngjall shumë dyshime në çdo vend të Evropës për një sërë motivesh që kanë të bëjnë më “politikat” e ndjekura në të gjitha vendet që luftojnë riciklimin.

Pronësia, e cila të çon tek Drejtori Ekzekutiv Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara në Ishujt Kaiman, e bënë të pamundur të përcaktohet përfituesi përfundimtar, dhe ndikimin kryesor në vendim-marrjen e bankës e kanë aksionerët e këtyre fondeve. Por ligji i ishujve Kaiman nuk lejon të njihet se kush janë aksionerët të cilët janë në gjendje ta detyrojnë bankën të kryejë praktika “jo të përshtatshme” përfshi ato me qëllim riciklimin e parave të pista. Madje, pikërisht fakti që fondet janë të regjistruara në një parajsë të njohur fiskale, pra të mbikqyrur nga një autoritet lokal të interesuar për të ruajtur fshehtësinë e aksionerëve dhe veprimeve të kompanive, ushqen dyshimin se banka mund të jetë vërtetë e kontrolluar nga para të pista dhe që mund të përdoret për veprime të ndërlikuara të riciklimit të parave.

Ndërkohë si për ligjin shqiptar mbi shoqëritë tregtare, si për politikat e zakonshme të përqafuara nga autoritet mbikëqyrëse të “botës normalë”, fakti se CEO i një banke është titullari, qoftë edhe në mënyrë indirekte, i një të tretës të së drejtës së votës në ansamblenë e aksionerëve dhe është njëkohësisht administrator i shoqërisë (Tranzit shpk) që zotëron 100 për qind të së drejtës së votës në asamle, duket krejtësisht i pazakontë dhe përtej kufirit të parashikuar nga ligji.

Është qetësisht e sigurtë që një strukturë e tillë kontrolli nuk mund të ishte pranuar në asnjë vend evropian, për motive të qarta të transparencës dhe politikave kundër riciklimit.

Edhe blerja e sipërcituar e 30 për qind të kuotave të shoqërisë Tranzit shpk që kontollon bankën nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Andi Ballta, përbën një profil krejt të diskutueshëm nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare antiriciklim, sepse ajo duket që mbulon një transaksion të kryer me vlera shumë të ndryshme nga ato të tregut.

Zoti Andi Ballta me 390 mijë euro ka blerë 30 për qind të bankës, e cila ka një kapital prej 55 milionë euro dhe e ka bërë këtë kur si ai ashtu edhe ortakët e tij e dinin tashmë që shoqëria do të kthehej në pronaren e vërtetë të bankës, dhe e ka bërë përpara se t’i nënshtrohej kontrolleve që Banka e Shqipërisë duhet të kryente përpara se të autorizonte shit-blerjen e bankës. Dhe nëse përfituesi i vërtetë i kuotës prej 30 për qind të jetë në të vërtetë dikush tjetër?

Skenarët e mundshëm

Një bankë në Shqipëri mund të kryejë shumë funksione, më e thjeshta dhe më normalja është ajo e mbledhjes së kursimeve nga publiku, të ardhura otë cialt pastaj u jepen si hua kompanive ose individëve. Por kjo është shumë e vështirë të ndodhë për arsye të përmasave minimale të vetë bankës, të normave të ulta të interesit dhe nga fakti që ajo nuk i përket një rrjeti ndërkombëtar bankar.

Ose një bankë në Shqipëri mund të shërbejë si bazë vepruese për të menaxhuar një fushatë investimesh strategjike në projekte të mëdha (për shembull duke përdorur kapital rus të depozituar në fonde offshore të cilët janë ortakë të bankës) duke siguruar mbulesë politike dhe siguri financiare, veçanërisht nën ombrellën e qeverisë, sikur mund të sugjerojë në këtë rast prania e personazheve të lidhur me histori politike.

Në fund, një bankë, e vogël dhe e veçuar nga sistemi, me një administrim shumë të qendërzuar, mund të shërbejë edhe për të administruar me kujdesin dhe fshehtësinë e duhur flukset financiare të një sistemi të korruptuar dhe paratë e pista të prodhuara nga trafiku i lëndëve narkotike./Exit

IMG_4339

Leave a Reply