Ligji per masat shtese te sigurise publike.

No comments

P R O J E K T L I GJ Nr._____/2015 PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve ligjore për të siguruar bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe subjekteve publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për sigurinë, me synim mbrojtjen e jetës, pronës, dhe garantimin e sigurisë publike. Neni 2 Objekti Objekt i këtij ligji është: a) përcaktimi i kategorive të subjekteve që zhvillojnë veprimtari, të cilat, për shkak të rrethanave dhe kushteve specifike, përbëjnë burim rreziku të shtuar për sigurinë; b) përcaktimi i faktorëve për vlerësimin e rrezikut; c) përcaktimi i masave shtesë të sigurisë; 2 ç) njoftimi i subjekteve për vendosjen e masave shtesë të sigurisë, pas vlerësimit të bërë nga Policia e Shtetit; d) përcaktimi i procedurës për dhënien, heqjen dhe ripajisjen me “Vërtetim sigurie”. Neni 3 Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Mjete transporti”, mjetet që ofrojnë shërbime në transportin rrugor të udhëtarëve, të nxënësve, të studentëve, të vlerave monetare dhe të mallrave të rrezikshme. 2. “Mallra të rrezikshme”, ato substanca ose artikuj, përdorimi apo shpërndarja e paautorizuar e të cilave shkakton dëmtime në persona apo në mjedis, si rezultat i veprimit radioaktiv, shpërthyes, helmues apo djegës. 3. “Rrezik i shtuar për sigurinë”, ekzistenca e kushteve favorizuese për veprimtari të mundshme kriminale që përbëjnë kërcënim dhe rrezik të shtuar për jetën, pronën ose që cenojnë rendin e sigurinë publike. 4. “Mjedis i hapur”, mjedisi i pakufizuar, në të cilin qëndrojnë ose lëvizin në të njëjtën kohë një numër i konsiderueshëm personash ose automjetesh, të tilla si: sheshe publike, parqe, kënde lojërash, mjedise parkimi të automjeteve etj. 5. “Mjedis i mbyllur”, objekti i kufizuar në sipërfaqe dhe i ndarë nga mjediset e tjera, në të cilin mund të zhvillohen veprimtari të ndryshme ekonomike, tregtare, sportive, kulturore, mjedise publike e private për shërbime, parkim automjetesh, mbajtje të depozitave të ujit etj. 6. “Njësi shërbimi”, ndërtesat, mjediset, lokalet, ku zhvillohen veprimtari ekonomike, tregtare, kulturore, sportive, argëtimi dhe çdo njësi, shërbimi i së cilës përfshin frekuentimin e qytetarëve, vlerave monetare dhe mallrave. 7. “Njësi të lojërave të fatit”, ato mjedise në të cilat zhvillohen veprimtari, si: bastet sportive, bingot, lotaritë, kazinotë, kazinotë elektronike. 8. “Administrator i ndërtesës së banimit”, personi fizik i përfshirë në librin e administratorëve të bashkisë për të ushtruar veprimtari në fushën e administrimit të ndërtesave të banimit. 3 9. “Subjekt publik”, institucioni shtetëror, enti publik, personi juridik publik, ndërmarrja shtetërore, bashkia. 10. “Subjekt privat”, personi fizik ose juridik, shtetasi shqiptar apo shtetasi i huaj. 11. “Vërtetim sigurie”, akti administrativ që lëshon Policia e Shtetit dhe që vërteton plotësimin e masave shtesë të sigurisë të marra nga subjektet. KREU II SUBJEKTET, MASAT SHTESË TË SIGURISË, FAKTORËT DHE PROCEDURA PËR PAJISJEN ME “VËRTETIM SIGURIE” DHE ME SISTEME SIGURIE Neni 4 Subjektet private që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie Kategoritë e subjekteve, që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie, janë: a) subjektet që kanë selinë e mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë, sipas vlerësimit të analizës së rrezikut të bërë nga Policia e Shtetit; b)subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues, të cilët në mënyrë të vazhdueshme akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur; c) subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00; ç) subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë; d)subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit; dh)subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar; e) subjektet që kryejnë veprimtari të transportit publik për udhëtarët, nxënësit dhe për mallrat e rrezikshme. Neni 5 Detyrimi i subjekteve publike për marrjen e masave shtesë të sigurisë Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqe, kënde të lojërave, parkime, në mjedise të hapura apo të mbyllura, që kanë në 4 administrim apo pronësi dhe që, sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike. Neni 6 Masat shtesë të sigurisë në ambientet e përbashkëta të banimit 1. Administratorët e ndërtesave të banimit, me marrjen e vendimit të miratimit nga banorët, sipas legjislacionit në fuqi, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit dhe rreziku që paraqesin personat me precedentë kriminalë, banorë apo qiramarrës. 2. Rregullat për bashkëpunimin midis administratorëve të ndërtesave të banimit dhe Policisë së Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 7 Faktorët për vlerësimin e rrezikut Policia e Shtetit bën analizën e vlerësimit të rrezikut, duke u bazuar në faktorët e mëposhtëm: a) Veprimtarinë e subjektit, e cila ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kriminale; b) Ngjarjet kriminale që kanë cenuar sigurinë e subjektit në 5 vitet e fundit; c) Ekspozimin e mjediseve e të aktivitetit të subjektit ndaj elementëve kriminalë; ç) Frekuentimin e lokaleve e të mjediseve nga personat me precedent kriminal dhe penal; d) Llojin e veprimtarisë që kryhet; dh) Distancën e objektit ku ushtrohet veprimtaria nga njësia policore apo qendrat e banuara. Neni 8 Masat shtesë të sigurisë 1. Masat shtesë të sigurisë janë: a) Përdorimi i sistemit të kamerave të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj; b) Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj); 5 c) Lidhja direkt e sinjalit për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit/ informacionit të Policisë së Shtetit; ç) Përdorimi i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF). 2. Niveli i masave shtesë të sigurisë dhe lloji i masës që duhet të përdorin subjektet sipas pikës 1, të këtij neni, në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. Neni 9 Autoriteti përgjegjës për pajisjen me “Vërtetim sigurie” 1. Autoriteti përgjegjës për pajisjen me “Vërtetim sigurie” është drejtori i Policisë Vendore, ku zhvillon aktivitetin subjekti. 2. Autoriteti përgjegjës për pajisjen me “Vërtetim sigurie” të subjektit që ushtron veprimtari apo ka filiale në territorin e më shumë se një qarku është drejtori i Policisë Vendore ku ka selinë qendrore subjekti. 3. Autoriteti përgjegjës e pajis subjektin me “Vërtetim sigurie” kur ai plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji, si dhe kushtet e përcaktuara po në këtë ligj. Neni 10 Njoftimi i subjekteve nga Policia 1. Subjektet, veprimtaria e të cilave rezulton si burim rreziku i shtuar, pas vlerësimit të bërë nga struktura vendore e Policisë së Shtetit, njoftohen zyrtarisht për gjendjen e rrezikut dhe statusin e tyre nga drejtori i Policisë Vendore. 2. Procedura e njoftimit të subjekteve për vlerësimin dhe gjendjen e rrezikut përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. 3. Drejtoria e Policisë Vendore bën vlerësimin e subjektit dhe e njofton atë zyrtarisht, brenda 5 ditëve për statusin dhe masat që duhet të marrë. Neni 11 Procedura për pajisjen me “Vërtetim sigurie” 1. Subjekti merr masat e sigurisë, brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit zyrtar. 6 2. Policia vendore kontrollon nëse subjekti ka marrë masat e përcaktuara dhe lëshon “Vërtetim sigurie”, brenda 15 ditëve. 3. Të gjitha veprimet e parashikuara në këtë nen bëhen pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, si dhe në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. 4. Pajisja me “Vërtetim sigurie” për banesat bëhet pas regjistrimit të administratorëve të pallateve në librin e administratorëve të bashkisë. 5. Forma dhe përmbajtja e “Vërtetimit të sigurisë” miratohen me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit. Neni 12 Procedura për pajisjen me sisteme sigurie 1. Vendosja dhe mirëmbajtja e sistemit të kamerave e të pajisjeve të teknologjisë së lartë bëhen nga subjekte që janë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar Tregtar dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. 2. Në rast defekti të sistemeve të sigurisë, subjekti është i detyruar të bëjë riparimin e menjëhershëm. 3. Rregullat teknike për vendosjen e sistemeve të sigurisë përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. 4. Niveli i sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë përcaktohet me udhëzim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. KREU III DISPOZITA TË VEÇANTA Neni 13 Detyrimi për dhënie informacioni Subjektet e këtij ligji vënë në dispozicion materialet audio-vizive apo të dhënat e tjera, që përfitohen nga përdorimi i masave shtesë të sigurisë, me kërkesë të Policisë së Shtetit ose organeve të drejtësisë, vetëm për nevoja hetimi, bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në legjislacionin në fuqi. 7 Neni 14 Përpunimi i të dhënave personale Përpunimi i të dhënave personale të përfituara nga sistemet e sigurisë të parashikuara në këtë ligj bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Neni 15 Inspektimi 1. Policia e Shtetit kryen inspektime periodike për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë, të përcaktuara në këtë ligj. 2. Rregullat për kryerjen e inspektimeve për monitorimin e përmbushjes së masave shtesë të sigurisë nga Policia e Shtetit, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. Neni 16 Sanksionet dhe e drejta e ankimit 1. Mosmarrja e masave shtesë të sigurisë, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, si më poshtë vijon: a) Për biznesin e madh, masa e gjobës është nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë; b) Për biznesin e vogël, masa e gjobës është nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë. 2. Gjoba vendoset nga Policia Vendore brenda 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen e masave shtesë të sigurisë. 3. Nëse pas 60 ditëve nga data e vendosjes së gjobës, subjekti nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj, atij i hiqet “Vërtetimi i sigurisë”. 4. Në rast se subjekti nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj, Policia Vendore njofton zyrtarisht autoritetin përgjegjës për pezullimin/mbylljen e aktivitetit. 5. Kundër vendimeve për sanksionet e parashikuara në pikat 1 dhe 3, të këtij neni, bëhet ankim brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave, sipas dispozitave të ligjit nr.10279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”. 8 6. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave bën shqyrtimin e ankimeve brenda 30 ditëve. 7. Përbërja, kompetencat, si dhe procedurat e funksionimit të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. 8. Kundër vendimit të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, sipas parashikimeve të ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar. Neni 17 Heqja e “Vërtetimit të sigurisë” “Vërtetimi i sigurisë” hiqet në këto raste: a) Kur nuk plotësohen masat shtesë të sigurisë, të përcaktuara në këtë ligj; b) Me kërkesën e vetë subjektit, kur ndryshon objekti i aktivitetit dhe objekti i ri nuk sjell detyrime sipas këtij ligji ose kur subjekti mbyll aktivitetin; c) Kur subjekti gjobitet dy herë brenda 1 viti kalendarik. Neni 18 E drejta për t’u ripajisur me “Vërtetim sigurie” Subjektit, të cilit i është hequr vërtetimi i sigurisë, i lind e drejta të aplikojë për t’u ripajisur me “Vërtetim sigurie”, pas plotësimit të masave shtesë të sigurisë, të përcaktuara në këtë ligj. KREU IV DISPOZITA TË FUNDIT DHE TRANSITORE Neni 19 Afati për marrjen e masave shtesë të sigurisë 1. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj vendosin masat shtesë të sigurisë, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda këtij afati aplikojnë për t’u pajisur me “Vërtetim sigurie”. 2. Sanksionet e parashikuara në nenin 17 zbatohen me kalimin e 1 viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 9 Neni 20 Miratimi i akteve nënligjore 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë vendim në zbatim të pikës 2, të nenit 6, të këtij ligji. 2. Ngarkohet ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë udhëzim, në zbatim të pikës 2, të nenit 10, të pikës 3, të nenit 12, dhe të pikës 7, të nenit 16, të këtij ligji. 3. Ngarkohet Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë udhëzim në zbatim të pikës 4, të nenit 12, të këtij ligji. 4. Ngarkohet Drejtori i Policisë së Shtetit, që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë urdhër në zbatim të pikës 5, të nenit 11. Neni 21 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Advertisements

Leave a Reply