Leter inaguruese per Eduart Ndocajn, deputetin me te ri te Kuvendit.

No comments

Eduart Ndocaj eshte deputeti me i ri i parlamentit shqiptar.
Ne, si Nisma Thurje, i urojme atij suksese ne misionin fisnik te perfaqesuesit te sovranit ne tempullin e demokracise, mision te cilin, nisur nga CV e tij e pasur dhe cilesite e tij akademike, ne besojme se do ta kryeje me se miri.

Z.Ndocaj ka kryer studimet universitare ne Universitetin e Oxford-it ne Britanine e Madhe per “Modelim ekonomik dhe ekonomiks i aplikuar”. Gjate periudhes se studimeve, z.Ndocaj u evidentua per mprehtesine e tij ne trajtimin analitik te diagramave matematike qe kishin lidhje me transportin ujor nder detar.

Pas diplomimit ne universitetin e Oxfordit, z.Ndocaj vazhdoi studimet e doktoratures ne Universitetin e Harward ne Massachusetts, SHBA. Aty, ai u spikat si nje shkencetar me ide novatore ne fushen e strukturimit te modeleve ekonomike. Teza e tij, “Modelet strukturore ekonomike, ne vendet e Europes Juglindore pas renies se Komunizmit” u konsultua nga nje kateder prej 41 pedagogesh.
Ne fund te saj, kjo teze u botua ne Librin e Memories se Universitetit, si nje nder tezat me te arrira te 100 viteve te fundit.

Menjehere pas saj, z.Ndocaj merr nje ftese nga Katedra e Ekonomiksit Teorik, Universiteti i Sorbone ne France, ku i ofrohet pozicioni i Shefit te Katedres, pozicion te cilin Ndocaj e mbajti per 10 vjet.

Gjate kesaj kohe ai merr disa tituj shkencore ne fushen e ekonomise teorike, ku nder me te spikaturit eshte Urdheri Kalores i Palmes Akademike ne France dhe Kalores i Fytyres se Vrerosur ne Spanje.

Ne kete kohe ai njihet me ish-liderin e opozites dhe aktualisht Kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama. Gjate kesaj njohjeje ata kuptuan qe ndanin te njejtat vlera dhe parime per drejtimin e Shqiperise dhe per kete arsye Rama e fton Ndocajn te behet pjese e projektit te Rilindjes II Shqiptare – 101 vjet pas te Pares, ku pritej qe Ndocaj te jepte kontributin e tij te cmuar, sidomos ne menaxhimin e ekonomise shqiptare qe kishte 25 vjet qe lengonte ne tranzicion.

Kur u afrua ne ekipin e Rames, Ndocaj, tashme Profesor Doktor, u njoh dhe me te tjere elemente te spikatur te shkences si Prof. Dok. Mark Frroku, Ass.Prof.Dok. Tom Doshi, Prof.Dok. Arben Ndoka, te mirenjohurin, kandidat per cmimin Nobel, Profesor Emeritus Nard Ndoka si dhe te tjere individe te spikatur te shkences dhe mendimit novator, te cilet perbenin zemren e ekipit te Rilindjes se Dyte Shqiptare, 101 vjet pas te pares.

Z.Ndocaj eshte i apasionuar pas leximit dhe hobi i tij eshte ecja ne natyre.

Shprehjet me te famshme te z.Ndocaj jane disa si psh: “Per njeriun dy gjera jane te sigurta, vdekja dhe taksat” (e cila se fundmi eshte bere dhe lajtmotiv qeverises), “Dy gjera jane te pafundme, universi dhe budallalliku, por per universin nuk jam shume i sigurte.”, “Eshte me mire te mbash gojen mbyllur dhe te lesh njerezit te dyshojne se je budalla, sesa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim” etj.

Nder botimet e tij me me fame jane “Pasuria e Kombeve”, “Teoria e Pergjithshme e punesimit, interesave dhe parase”, “Traktati i Politikes Monetare”, “Kapitalizmi dhe Liria” etj. vepra kolosale.

Me poshte foto te z.Ndocaj gjate jetes si akademik i shquar me fame boterore.
__________________________
Evidence: Cdo gje ne kete shkrim eshte sajese, pervec emrave te universiteteve dhe titujve te librave, te cilet iu takojne A.Smith, J.M Keynes, M.Friedman12112054_387895971419577_2921970329147818234_n 12065665_387895958086245_6036063589527786742_n 12193459_387895964752911_4916713245424192018_n 12189932_387895974752910_2384167788743328350_n

Advertisements

Leave a Reply