Leli paguan dy milionë lekë për tu parë në pasqyrë.

No comments

Që prej zgjedhjes në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 2015, Dritan Leli ka mbajtur një profil të ulët politik.

Ai nuk është shquar për ndonjë investim të dukshëm, apo për ndonjë reformë në institucionin që ai drejton tashmë prej 2 vitesh.

Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë vërshuar një mori denoncimesh që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorë. Disa rrugë kryesore janë në gjendje skandaloze. Rrugët janë me gropa, dhe mjafton që të bjerë një shi i lehtë që të transformojë këtë rrugë në një liqen.

Megjithatë, bashkia e Vlorës ka “mbyllur sytë” dhe po fokusohet te godina e re e bashkisë, për ta mobiluar dhe ta kthejë atë në një vend luksi. Sëfundmi, Bashkia e Vlorës nuk hapur tender për rrugët me gropa uji dhe me baltë, por për të blerë një pasqyrë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku institucioni i drejtuar nga Dritan Leli ka akorduar 2 milionë lekë të vjetra për të blerë pasqyrë. Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për Blerje Pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.

Në dokumenta thuhet, se kërkohet të blihet një pasqyrë 5 mm me sipërfaqe 13.6 metër katrorë. Mësohet se pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 dite duke filluar nga data shpalljes së fituesit.

Edhe pse ka një kosto jo normale, urojmë që kryebashkiaku i Vlorës të shihet çdo mëngjes dhe sa më qartë në këtë pasqyrë, dhe ndërkohë të pyesi veten: Çfarë duhet të bëj unë sot?/TPZ.AL/pasqyra.jpg

Leave a Reply