Le të shkoj unë në burg!

No comments

Nga Napolon Laska

Një vit pasi mbyllëm faqebardhë protestën kundër impjantit të plehrave në Mbrostar, prokuroria ka vendosur të më marrë të pandehur për bllokimin e rrugës gjatë protestës.

Kam dy fjalë për prokurorin:

Nëse duhet të shkoj në burg që ajo domate që kam në dorë, të rritet pa sëmundje në Fushën e Myzeqesë, le të shkoj.
Nëse duhet të shkoj në burg se mbrojta jetën time duke protestuar, le të shkoj.
Nëse duhet të shkoj në burg që ai fshat dhe ajo zonë të marrë frymë lirisht pa impjante plehrash rrotull, le të shkoj.
Nëse duhet të shkoj në burg se fëmijët e zonës të rriten pa kancerin që do i kërcënonte çdo sekondë, le të shkoj.
Nëse çdo veprim i imi në atë protestë ka ndihmuar sadopak për sa thashë më sipër, le të shkoj në burg.
Fundja në burg në këtë vend për këto shkohet. Nuk shkon ai që përfiton koncesione korruptive e as ai që i jep.
Nuk shkon zyrtari që paguan impiantin e plehrave të Fierit edhe pse ky i fundit nuk ekziston, e as ai që i fut paret në xhep.
Nuk shkon ai që lejon helmimin e ajrit e tokës e as ai që e helmon.
Në burg nuk shkon krimineli, e as ai që e mbron.

Unë e kam bërë zgjedhjen time, jam në mbrojtje të jetës, ju i nderuar prokuror jeni në mbrojtje të atyre që mbjellin vdekjen.
Shihemi në gjyq.

 

Advertisements

Leave a Reply