Lali Goni i Bashkisë Mallakastër, 8 milionë lekë për një aparat fotografik.

2 comments

Propaganda, fasada dhe dalja sa më mirë në publik, duket se ka “infektuar” të gjithë  kryetarët e bashkive në vend. Përdorja e kamerave dhe aparatëve fotografik, zgjerimi i stafit të mediave apo deri tek trajnimet për komunikimet në publik, janë disa nga teknikat që përdorin politikanët lokal dhe qëndror, për të kuruar imazhin e tyre përpara qytetarëve.

Deri këtu përveç aspektit moral, nuk ka asnjë të keqe! Por kur përdoren fondet publike dhe taksat e qytetarëve , atëherë kjo situatë bëhet vërtetë e papranueshme. Tpz.al ka siguruar dokumentat e një tenderi që po bën Bashkia e Mallakastrës, ku kryetari Agron Kapllanaj, ka akorduar plot 8 milionë lekë për “blerje aparati fotografik”.

Para pak javësh, Kapllanaj i shpëtoi heqjes së mandatit nga KQZ, pasi PD-ja dhe PS-ja bashkuan votat. Në formularin e vetdeklarimit, Kapllanaj pranonte se në vitin 2004 ishte dënuar në Itali me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë. Mesa duket, ai do të përdorë këtë aparat fotografik për të përmirësuar imazhin e tij.

Sipas dokumenteve, me shumën prej 8 milionë lekë kërkohet të blihet vetëm një aparat fotografik, profesional CANON, lente 16-35 mm, lente 50 mm, lente 70 – 200 mm, ccantë aparati dhe dy karta CF. Kërkohet një aparat me sensor 22.3 MP sensor me kornizë të plotë me madhësi 36 x 24mm. Ndërkohë, aparati të ketë vibrim të heshtur dhe të ulët, ndërsa mënyrat e filmit full 1080p HD me ISO 100-12,800, që mund të zgjerohet në ISO 25,600.

Edhe pse konsiderohet si një shpenzim luksi, Tpz.al bëri një hulumtim për vlerën reale të këtij aparati fotografik. Në një kërkim fare të thjeshtë në faqen popullore Ebay.com, ku mund të blihet çdo gjë, aparati që kërkon z. Kapllanaj nuk kushton më shumë se 2 mijë dollarë, dhe që ka parametra shumë herë më të mirë. Por, kryebashkiaku i Mallakastrës, ka akorduar plot 8 milion lekë për këtë aparat propogandistik, edhe pse institucioni që ai drejton ka një buxhet modest.

Megjithatë, Kapllanaj është shumë larg modelit të propogandës që ofron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka blerë me fondet publike aparatë fotografikë, dron, kran, kamera full hd si dhe paguan skenarist, regjisor ish gazetarë, ish redaktorë etj. E sikur të mos mjaftonte kjo, Veliaj bën tendera për “mjeshtrinë e të folurit në publik”, e cila u denoncua pak ditë më parë nga Tpz.al.

Dhe në fund një këshillë: Nuk është e nevojshme të paguhen miliona lekë për të kuruar imazhin, por mënyra më e mirë është të punosh fort dhe t’i qëndrosh pranë qytetarit. Vetëm kështu e ke të garantuar suksesin dhe imazhin pozitiv. /TPZ.AL/E.H/

Cmimi i referencës për aparatin fotografik

shembulli-i-canon-768x451.png

 

Tenderi i publikuar nga Bashkia Mallakastër

tenderi.png

Advertisements

2 comments on “Lali Goni i Bashkisë Mallakastër, 8 milionë lekë për një aparat fotografik.”

  1. Duhet te keni me kujdes per analizat qe nxirrni nga informacioni i paraqitur.
    Duhet te keni parasysh që:
    1. Informacioni qe keni shpërndare me screenshot nga Amazon nuk përkon me blerjen qe ka bere Bashkia Mallakastër, pasi lentet e kërkuara per blerje kane specifika te ndryshme nga ato qe janë ne bundle-in ne screenshot-in e Amazon, dhe per rrjedhoje me te kushtueshme. Nëse bëni një kërkim serioz ne internet per gjithë pajiset e kërkuara do te kuptoni se ato kushtojnë të paktën 6,000 EURO:
    Këtu nuk po futim taksa apo kosto te tjera. Pra shuma 6000 Euro perkon me shumën e kërkuar nga bashkia.
    2. Nuk ka asnjë gjë të keqe që një bashki e tërë të ketë në pronësi një aparat profesional. Pajtohem me idenë që aparati nuk duhet të përdoret për qëllime propagandistike.

Leave a Reply