Kush gënjen për fëmijët e Bulqizës, Rama apo gazetarja italiane?

No comments

Përpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë.

https://www.facebook.com/thurje/videos/673642266178278/ (Reportazhin mund ta shikoni ketu)

Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfëra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet. Pamjet ishin shokuese dhe u bënë virale duke sensibilizuar por edhe zemëruar gjithë shoqërinë.

Sot, Edi Rama, gjatë një vizite në Bulqizë e mohoi të gjithë këtë situatë. Ai tha se media që ka bërë reportazhin është një media kazani si edhe që pamjet e shfaqura ishin të vjetra dhe ato nuk i përkisnin aspak periudhës së tij të qeverisjes.

Duke u ndeshur me këto deklarata ne kontaktuam menjëherë gazetaren e Le Iene duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa i dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit, dhe ajo na konfirmoi se xhirimet janë bërë në tetor të këtij viti. Kur i sqaruam se përse pyesnim gazetarja na tha se për këtë cështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Le Iene dhe ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje.

Më poshtë deklaratat e KM dhe komunikimi me gazetaren i një prej anëtarëve të Nismës Thurje.

Pyetja që kemi për gjithë në fund është:

Kush gënjen, Kryeministri apo gazetarja italiane?

23557997_1832921183402238_141406628_o23555470_1832921180068905_545167175_o

 

Leave a Reply