Kush është sharlatani? Një përgjigje për Edi Ramën.

No comments

IMG_4363O Komandant i Legjionit të Nderit…o Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur…o Dylqinj e Topozës

Të shash ti sharlatan, është njëlloj si të shajë Armando Prenga “kriminel”, të shajë Ilir Beqaj “hajdut”, apo të shajë Erion Veliaj “i korruptuar”. E kupton sesa qesharake është situata?

Na ke quajtur shumë herë sharlatan, në TV apo Facebook, por ne nuk të kemi kthyer përgjigje. Sepse një fjalor i tillë, i denjë për një rrugaç rrugësh, meriton vetëm injorim, siç meritojnë injorim rrugaçët e rrugëve. Por sot u mbush kupa. Sepse sot kuptuam që ti injorimin e përdor për revansh, bash siç rrugaçët që ti ke shok e kolegë, mirësjelljen dhe edukatën e kuptojnë si dobësi. Ti je bërë si ata tashmë dhe si ata duhesh trajtuar.

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që në 2013 u premtove me bè e rrufe shqiptarëve që sapo të vije në pushtet do anulloje ligjin e importit të plehrave si ligj mafioz, dhe pa kaluar as 3 vjet nga betimi, u bëre palë me mafian dhe e solle prapë ligjin në parlament dhe vendose të sjellësh plehrat e botës në Shqipëri.

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që në fushatë në 2013, u premtove shqiptarëve shëndetësi falas, dhe në fund u dhe spitalet pa ilaçe e pa shtretër, ku nëse nuk i sjell ilaçet me vete nga shtëpia, mund të kthehesh në shtëpi me arkivol.

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që në vitin kur organizove aksionin më të madh kundër informalitetit, dole minus 400 milionë USD në buxhetin e shtetit. Kush është sharlatani qesharak?

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që organizove një aksion gjigand kundër vjedhjes së energjisë elektrike dhe si rezultat; humbjet në rrjet nuk ranë as 10%, 6 njerëz të varfër vdiqën ose vranë veten për një shumë totale prej 100.000 lekësh, dhe u ndërtuan 4.000 serra që ngrohin hashashin me llamba me korrent. Qesharake!

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që ke harxhuar në total 2.5 miliardë USD në zërin e investimeve për 4 vjet, por që megjithëse ke shpenzuar kaq shumë lek, s’ke ndërtuar asnjë metër rrugë të re, asnjë shkollë apo spital. E rëndë shumë..

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që kur erdhe në pushtet gjeje hashash të mbjellë vetëm në Lazarat dhe gjithë Shqipëria ishte bosh, dhe tani që po mbaron 4-vjeçari gjen hashash të mbjellë në gjithë Shqipërinë dhe vetëm Lazarati është bosh. Sarkastike…

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”? Ti që thua që janë hapur 300.000 vende pune për 4 vjet, kur në gjithë Ballkanin janë hapur 300.000 për 6 vjet. E kupton sa idiote është ajo që thua?

Si mund të quash ti dikë “sharlatan”?
Ti që i bëre shqiptarët në kohë paqe të haeshin rrotë më rrotë me sirianët në kohë lufte, kush dërgonte më shumë azilantë në Gjermani;
Ti që i çove taksat e naftës më shumë se në Gjermani, kur për nga paga jemi kokë-më-kokë me Bangladeshin
Ti që bëre reformën në arsim vetëm që t’iu jepje lekët e buxhetit universiteteve private;
ti që kur ishe Kryetar Bashkie ia mbarove Tiranës tokën me leje ndërtimi dhe tani që je Kryeministër do t’i marrësh dhe qiellin me kulla 40-katshe;
ti që në TV thua që do t’ju rrisim pagat gjithë administratës, por në të vërtet ia rrit vetëm 30% të administratës;

E sa e sa të tjera…

Kush është sharlatani? Ti që bën gjithë këto, apo ne që jetojmë mizerjen dhe që na fusin në burg se protestojmë?

E pra nëse ka një sharlatan qesharak në këtë vend, ky je ti. Vetëm se, pavarësisht se qesharak me ato që thua dhe bën, ti nuk mund të merresh me të qeshur, se ti bën dëm. Ti po iu çon helmet njerëzve në shtëpi dhe po iu thua është ujë i pijshëm. Po dije se ata s’kanë për të të lënë.
Është e sigurtë! Më parë do t’i marrësh plehrat aty tek vila jote në Surrel, sesa në Verri. Konsideroje këtë një premtim nga ne “sharlatanët”.

Nisma Thurje

Advertisements

Leave a Reply