Kush eshte injoranti Kryeminister??

No comments

Kryeminister,

Telendise nje komb te tere, nga shitesit e rigonit tek ata qe fryjne gomat e bicikletave.
Iu kerkove kupon dhe pulave per vezet qe kishin pa nxjerre nga b…
S’beheshin dot njerezit synet se s’kishte synetliu kase fiskale.

Tani te gjithe keta kane nje pyetje?
-Ku i ke leket?

Se e kuptojme qe eshte kenaqesi kur del e kendon gjithe prepotence si gjeli maje plehut, e del e iu flet njerzve gjithe arrogance si me qene fatorino autobuzi…
Po arroganca ka kosto.

“Shume shpejt do te flasim dhe per informalitetin!!”
-Po patjeter. Hajde flasim qe sot.
Ku i ke leket?

Na zuri goja lesh duke te thene qe gropa tek trau i doganes s’mbushet me luge caji..
Shitesit e farave dhe luleshtrydheve s’mbushin dot gropen e tyre tek lista qe kane tek dyqani i bukes, ti doje te na mbushje mendjen se po mbushin gropen e buxhetit.

Po mo Kryeminister hajde flasim sot per informalitetin. Si do t’ia beni tani me ata berbera e speca turshi qe keni ne burg?
Zakoni e do te shkoni t’iu zini vendin. Dhe me vrap madje.

Se e torturuat kete popull vetem prej injorances. Dhe injoranti me i madh je ti o Kryeminister.
E more ne qafe kete vend.
Pune s’ka.
Bizneset i mbylle.
Kompanite e huaja kane frike t’i afrohen Shqiperise, le me te investojne.
Njerzve po iu mbyllen vendet e punes dita dites.
Energjine elektrike e shtrenjtove se deshe te vidhje ca leke per vete bashke me CEZ.
Cmimet jane rritur.
Njerezit i detyrove te konsumojne me pak se s’po kane me lek as per buke.
Taksat i rrite iu more frymen te gjitheve.
Te ardhurat ne buxhet i ule.
Korrupsioni dhe hajduteria jane ne nivele rekord.
Nafta me e shtrenjta ne Europe.
Arroganca dhe injoranca e administrates jane per librin Guines.

Cfare duhet te besh me shume qe ta kuptosh dhe vete qe je injorant ne drejtimin e nje Shteti? Qe nuk di si drejtohet nje shtet? Na thuaj cfare duhet te besh me shume?
_____________________________
Ministria e Financave ka bere sot nje ekspoze te performances fiskale te Qeverise per periudhen Janar-Shtator.
Per me shume informacion mbi te dhenat, Revista Monitor ka bere nje ekspoze te plote te paraqitjes se bere nga Financat.
http://www.monitor.al/deshton-aksioni-antiinformalitet-fin…/

12030375_386578051551369_795496184669062174_o
Advertisements

Leave a Reply