Kryeministrit per mirembajtjen e makinave.

No comments

Kryeminister.
Lexuam sot sqarimin qe kishe bere gjithe dashuri tek Revista Televizive (a.k.a transparenca.al) dhe kishim nja dy pyetje shume te vogla:

E para – Ti thua qe juve si Qeveri paguani 636.000 Euro cdo vit per te mirembajtur 22 makina??!!!

A jeni cmendur??!! I bie te paguani 30.000 Euro per nje makine ne vit vetem mirembajtjen??!!!
Po edhe sikur Sulltani i Bruneit te ishit, si mund te shpenzoni 30.000 Euro ne vit per te mirembajtur nje makine? 30.000 kushton nje makine e re.
Pastaj.. cfare bleni me 30.000 Euro per makine?
Se per ato makina qe keni ju, sikur t’i nderroni nga e para, cdo vit gjiiithe kamjon, gjiiithe motorrin, sediljet, (qe nuk ben asnjehere vaki qe te nderroni kamjo e motorr cdo vit se shyqyr i keni Mercedes Benz dhe kamjo dhe motorri i Benz-it jeton 10-15 vjet) e cfare te duash ti, nuk shkon me shume se 20.000 Euro.

Por, as me kamjo e motorr CDO VIT, nuk shkon 30.000 Euro.
Ju shpenzoni 30.000 Euro ne vit mirembajtje??!!! Po ju i luakeni fene.
Hallall, se populli po vdes per buke, se populli po than buken e kalamajve te paguaje ato dreq dritash e ato dreq taksash dhe ju shkoni dhe shpenzoni 30.000 Euro per riparimin e nje makine??
Harram ju qofte!!

Dhe tjetra. Ju po merrni me qera (jo qira, thuhet qera o Kryeminister… qira eshte gje tjeter…) 29 makina duke paguar 500.000 Euro ne vit. Dmth i bie nga 17.000 Euro ne vit per nje makine. Qe i bie qe ne fund te 4 vjeteve, ju te keni shpenzuar 70.000 Euro dhe mos keni makine??!!!
Kur nje makine qe sot kushton 70.000 Euro MINIMALISHT perdoret 10 vjet.
Dmth ju do te shpenzoni 170.000 Euro per nje makine per 10 vjet? Aq kushton nje helikopter personal. Me 170.000 per makine, bleni nga nje helikopter ca bleni makina??

O Kryeminister a jeni ne terezi apo keni lajthitur komplet si qeveri??
Se populli ketej nuk ka buke te haje dhe po kursen buken e femijve vetem per t’ju paguar ju dritat e taksat dhe ju i vidhni leket hapur me “transparence”??

Nuk ju mjaftoi CEZ-i?
Nuk ju mjaftuan tenderat e OSHEE?
Nuk ju mjaftoi tenderi i kujdesit shendetesor?
Nuk ju mjaftojne leket qe fitoni nga korrupsioni ne dogana?
Nuk ju mjaftojne tenderat e Ministrise se Arsimit?

Dhe ketu do te vidhni?

Nuk e dime… Ju qofshi. Po s’paskeni pasur te ngopur qe mos u ngopshi…12046929_387020688173772_2809049833614849326_n

Advertisements

Leave a Reply